Ç’duhet të dish për kleptomaninë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kleptomania shpjegohet si paaftësia e përsëritur për t’i rezistuar dëshirës së fortë për të vjedhur. Psikoterapistët thonë se ajo është dhe duhet të trajtohet si një sëmundje.

Kjo sindromë e lidhur me impulsin e kontrollit ka më shumë gjasa të lindë te gratë dhe manifestohet në adoleshencë, në periudha ku ndodhin vazhdimisht ngjarje të përsëritura impulsive.

Ka 3 specifika psikologjike që e manifestojnë kleptomaninë: impulsivitet, mosbindje dhe tendenca për të ndërmarr rreziqe, duke kërkuar vëmendje.

Ajo mund të shfaqet shpesh te persona që ndihen të shtypur nga rregullat. Ata bëjnë shumicën e kohës gjënë e ndaluar dhe ky gjest u jep një ndjesi lirie dhe kënaqësie.

Kleptomania ndahet në dy kategori:
•Ata që thjesht vjedhin
•Ata që vjedhin dhe japin për bamirësi (“altruistët”)

Kënaqësia e vërtetë e tyre nuk është te sendi që marrin në zotërim, por te dëshira që fshihet pas veprimit. Pas kësaj ndjesie vjen edhe turpi.

Simptomat e kleptomanisë mund të përfshijnë:

•Pamundësia për t’u rezistuar nxitjeve të fuqishme për të vjedhur sende që nuk u duhen

•Ndjenja e rritjes së tensionit apo ankthit, që çon në vjedhje

•Ndjenja e kënaqësisë, lehtësimit gjatë vjedhjes

•Ndjenja e tmerrshme faji, pendimi, urrejtje ndaj vetes, turp ose frikë pas vjedhjes

•Rikthimi i nxitjeve dhe një përsëritje e ciklit të kleptomanisë

Shkaku i kleptomanisë nuk dihet. Disa teori sugjerojnë se ndryshimet në tru mund të jenë në rrënjë të saj. Thënë kjo, kleptomania si gjendje neurologjike dhe psikiatrike duhet trajtuar me terapi nga specialistë. Shumica e atyre që kërkojnë ndihmë mund të marrin trajtim specifik të integruar./E.Ç

Të fundit

Barcelona bën detyrën në transfertën e Almerias, Fermin Lopez shënon dopietë

Barcelona thuajse siguron vendin e dytë në La Liga, objektiv që i kanosej nga Girona. Në përmbyllje të raundit...

Jo më Vlora, po Shkodra: Lëvizja reale e tektonikës së politikës

Nga Ylli Pata Shkodra është një qark që prej vitesh ka ardhur avash avash duke ndryshuar sjelljen e saj si një bastion poliitik. Një ndryshim që...

Turizmi e konsumi mbajnë me rritje ekonominë shqiptare

Pritjet e Bankës së Shqipërisë për ecurinë e ekonomisë shqiptare mbeten pozitive, të ndikuara nga turizmi dhe konsumi në rritje i popullatës. Drejtori i...

Eksperti i marrëdhënieve zbulon 4 shenjat që tregojnë se një çift është drejt divorcit

Një ekspert i marrëdhënieve zbuloi katër shenjat treguese që paralajmërojnë një divorc në një martesë. Në fakt, ai i përshkruan si “më të zakonshme...

Heidit i jepet një mision sekret, ja çfarë duhet të bëjë ajo

Sherret mesa duket nuk janë aq të forta mes banorëve të mbetur në shtëpinë më të famshme në shtëpi. Prej spektaklit të së martës, në...

Lajme të tjera

Web TV