E vërteta e dorëheqjes së Ndriçim Xhepës nga Këshilli Drejtues i RTSH!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonëse u zgjodh unanimisht nga Kuvendi për të qenë një nga 11 anëtarët e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit shqiptar, aktori Ndiccim Xhepa vendosi që në afro një muaj në këtë pozicion të dorëhiqet.

Përmes burimeve Report tv mëson se sa i përket mandatit të anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së , që sipas Statutit shkon deri në 5-vjet, aktori në fakt,  nuk e gëzonte këtë të drejtë. Më 22 mars 2024 ai është zgjedhur për të zëvendësuar poetin dhe kineastin e ndjerë Petrit Ruka, të ndarë nga jeta në vitin 2021. Rrjedhimisht kohëzgjatja e mandatit të aktorit, do të ishte e kufizuar.

Sa i përket përplasjeve të mundshme me drejtuesin e përgjithshëm të RTSH, Alfred Pezën, burimet për televizionin thonë se nuk është një situatë e tillë kjo e dorëheqjes së aktorit. Por edhe në konflikt të mundshëm të drejtuesit të RTSH me anëtarët e Këshillit Drejtues, siç shpjegohet më tej, ligji nuk ia jep fuqinë për të emëruar apo shkarkuar këta të fundit.

Ndërkaq kujtojmë se lajmi për dorëhqjen e Xhepës u bë i ditur në mbledhjen e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit të mbajtur në 29 prill, ku kryetarja Flutura Açka, shpalli vakant këtë pozicion, që do të jetë i hapur për një muaj./E.T

Të fundit

Barcelona bën detyrën në transfertën e Almerias, Fermin Lopez shënon dopietë

Barcelona thuajse siguron vendin e dytë në La Liga, objektiv që i kanosej nga Girona. Në përmbyllje të raundit...

Jo më Vlora, po Shkodra: Lëvizja reale e tektonikës së politikës

Nga Ylli Pata Shkodra është një qark që prej vitesh ka ardhur avash avash duke ndryshuar sjelljen e saj si një bastion poliitik. Një ndryshim që...

Turizmi e konsumi mbajnë me rritje ekonominë shqiptare

Pritjet e Bankës së Shqipërisë për ecurinë e ekonomisë shqiptare mbeten pozitive, të ndikuara nga turizmi dhe konsumi në rritje i popullatës. Drejtori i...

Eksperti i marrëdhënieve zbulon 4 shenjat që tregojnë se një çift është drejt divorcit

Një ekspert i marrëdhënieve zbuloi katër shenjat treguese që paralajmërojnë një divorc në një martesë. Në fakt, ai i përshkruan si “më të zakonshme...

Heidit i jepet një mision sekret, ja çfarë duhet të bëjë ajo

Sherret mesa duket nuk janë aq të forta mes banorëve të mbetur në shtëpinë më të famshme në shtëpi. Prej spektaklit të së martës, në...

Lajme të tjera

Web TV