Inskenimi i “komplotit” çam/ Idrizi: Greqia vijon të mbajë peng ligjin e luftës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi thotë se Greqia vijon të mbajë peng ligjin e luftës. Duke folur për të ashtuquajturin inskenimi i komplotit çam, Idrizi u shpreh se edhe viktimat e regjimit komunist nuk janë të pakta, duke shtuar se dhjetëra shqiptarë të Çamërisë u përndoqën vazhdimisht nga regjimi.

“Duhej që popullsia e shqiptarëve të Çamërisë të ishte popullsi e dorës së dytë, që duhet të heshte për të drejtat e saj, që të mos i krijonte probleme me Greqinë. Kjo që të mos bënte atë që të mos bëjmë ne sot, që të ngrihemi për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë, që edhe sot vazhdojnë të na thonë se heshtni për çështjen çame se na prishni punë me Greqinë.

Po iu them se ligjin e luftës, Greqia nuk e mban me komunitetin shqiptar të Çamërisë por mbi Shqipërinë. Shumë shpejt do të organizoj një konferencë shtypi ku do t’ju tregoj me akademikë që tregojnë vetë se ligji i luftës është fuqiplotë dhe mban këmbë pretendimet e Vorio-Epirit. Këta janë sytë e vërteta sepse u inskenua ky komploti i ashtuquajtur çam.

Duhej të bëhej kokë turku pikërisht Teme Sejko, familja dhe vëllai i tij, djemtë e tij dhe më pas për të vazhduar të gjithë komunitetin e shqiptarëve të Çamërisë. Por pas kësaj, edhe viktimat e sistemit komunist nuk janë të paktë. Janë me dhjetëra shqiptarë të Çamërisë që janë përndjekur vazhdimisht.”, tha ai./kb

Të fundit

Harrojeni martesën për vitin e ardhshëm nëse i përkisni këtyre shenjave

Ju duhet më shumë kohë për të njohur më mirë partnerin tuaj, ose ndoshta personi me të cilin jeni...

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, automjeti përfundon mbi trafikndarësen

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të premte në autostradën “Tiranë-Durrës”. Një automjet tip “Opel” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në...

Këshilli i Evropës: Kosova mbetet jashtë agjendës së takimit

Ministrat e Jashtëm të 46 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës takohen  sot në Strasburg në sesionin vjetor me rastin e 75-vjetorit të themelimit...

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët

Një moment epik ka ndodhur dje në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit të Zi. Ndërsa presidenti serb Aleksandër Vuçiç ishte...

U ftua nga Big Brother Vip Albania?/ Massimiliano Varrese e konfirmon me këtë video

Ftesa ose jo e “Big Brother Vip Albania” për të, është përfolur kudo në rrjet. Mirëpo, me një video-mesazh të publikuar së fundmi, artisti...

Lajme të tjera

Web TV