Marrëdhënia Rama-Veliaj, Arian Çani: Ja çfarë di unë pasi shkoi në SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Arian Çani komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Bashkinë Tiranë me rastin e dhënies së titullit Qytetar Nderi për Ali Ahmetin.

Teksa kjo vizitë vjen pas paraqitjes së Veliajt në SPAK dy ditë më parë, Çani u shpreh se nuk beson që Rama të ketë “lëshuar” Veliajn, sepse përndryshe sipas tij do ta shmangte këtë ceremoni që mund ta kishte organizuar diku tjetër dhe jo në bashki.

“Unë mbroj hipotezën që për mua Rama nuk e ka lëshuar Veliajn dhe kam një arsye të mendoj kështu, se Veliaj është një nga gur i madh themeli për fushatën për zgjedhjet që po vijnë dhe bëj një llogari të thjeshtë, kjo udhëheqje e PS nuk e fsheh më lojën, nuk shkon me kartën e ndershmërisë. Janë duke shkuar me kartën që faji është individual, nëse keni gjë për mua, thotë Rama, shkoni në SPAK, të njëjtën gjë po bën edhe Veliaj. Nëse e ka shitur a i intereson? Kush do jetë kali i tij i betejës 1 vit para zgjedhjeve, Veliaj ka krijuar një strukturë të fortë, edhe ekonomike. Nëse do e kishte shitur, Rama nuk do shkonte fare sot në bashki, mund të ndryshonte protokollin dhe ta organizonte ceremoninë në një vend tjetër”, tha Çani./   S,M

Të fundit

Megaoperacioni me urdhër të SPAK-ut, shpallet në kërkim ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka, aps megaoperacionit me urdhër të SPAK-ut, ku janë lëshuar 50 urdhër-arreste, ky i...

A është vërtet i dëmshëm për mirëqenien përdorimi i internetit?

Duket si një version i kundërt i asaj që kanë besuar njerëzit deri më sot! Pra, fakti që qëndrimi gjatë në telefon, iPad apo...

Operacioni i SPAK, shoqërohet Elvis Ndreca, djali i xhaxhait të deputetit socialit

Në kuadër të operacionit të SPAK mësohet se është shoqëruar në polici edhe Elvis Ndreca, i cili është djali i xhaxhait të deputetit socialist...

PD: Qeveria shpenzoi 9.5 milion euro për dieta e bileta të transportit ajror në 2023

Zëdhënësja e PD për Antikorrupsionin Genta Vangjeli, në një deklaratë për shtyp nga selia blu, denoncoi se qeveria shpenzoi shpenzoi 9.5 milion euro për...

Kumbaro në Dhërmi: Jemi të vendosur për ndarjen e hapësirave private nga ato publike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro në nisje të një turi inspektimesh në bregdetin e vendit, u ndal në Dhërmi duke nënvizuar rëndësinë...

Lajme të tjera

Web TV