Mediat amerikane jehonë Shqipërisë për turizmin: Mund të pushoni si ‘mbret’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A po shtrëngohet buxheti juaj, por udhëtimi është gjëja e fundit që do të dëshironit të hiqnit dorë?

Mos u shqetësoni, ne kemi një zgjidhje. Në fakt, kemi disa, shkruan Daniela Kankova në revistën amerikane “Traveling Lifestyle”.

Pas disa kërkimesh ne hartuam një listë me gjashtë destinacionet më të lira në Evropë për pushime në 2024 ku mund të pushoni si ‘Mbret’.

Riviera Shqiptare

Shpesh i referuar si Bali Evropian, Riviera Shqiptare ka tërhequr vëmendjen e shumë udhëtarëve vitet e fundit.

Shqipëria ofron plazhe mahnitëse dhe ujëra të kthjellët bruz, dhe vija bregdetare është gjithashtu e veshur me resorte të shkëlqyera, restorante dhe atraksione kulturore.

E gjithë kjo me një kosto të përballueshme në krahasim me destinacionet e njohura mesdhetare.

Çmimi mesatar për një dhomë hoteli shkon nga 40 deri në 90 dollarë.

Një vakt në një restorant të lirë kushton 10 dollarë.

Një birrë në një bar kushton 3 dollarë.

Për më tepër, plazhet e Shqipërisë nuk janë ende të mbipopulluara me turistë.

Ndaj nxitoni të rezervoni udhëtimin tuaj përpara se udhëtarët të njihen me këtë perlë të fshehur mesdhetare, Rivierën Shqiptare.

Shqipëria është renditur mes gjashtë destinacioneve më të lira në Evropë për t’u vizituar në verën e vitit 2024:

Riviera Shqiptare

Alanya, Turqi

Sunny Beach, Bullgari

Algarve, Portugali

Budva, Mali i Zi

Kretë, Greqi./E.T

Të fundit

Barcelona bën detyrën në transfertën e Almerias, Fermin Lopez shënon dopietë

Barcelona thuajse siguron vendin e dytë në La Liga, objektiv që i kanosej nga Girona. Në përmbyllje të raundit...

Jo më Vlora, po Shkodra: Lëvizja reale e tektonikës së politikës

Nga Ylli Pata Shkodra është një qark që prej vitesh ka ardhur avash avash duke ndryshuar sjelljen e saj si një bastion poliitik. Një ndryshim që...

Turizmi e konsumi mbajnë me rritje ekonominë shqiptare

Pritjet e Bankës së Shqipërisë për ecurinë e ekonomisë shqiptare mbeten pozitive, të ndikuara nga turizmi dhe konsumi në rritje i popullatës. Drejtori i...

Eksperti i marrëdhënieve zbulon 4 shenjat që tregojnë se një çift është drejt divorcit

Një ekspert i marrëdhënieve zbuloi katër shenjat treguese që paralajmërojnë një divorc në një martesë. Në fakt, ai i përshkruan si “më të zakonshme...

Heidit i jepet një mision sekret, ja çfarë duhet të bëjë ajo

Sherret mesa duket nuk janë aq të forta mes banorëve të mbetur në shtëpinë më të famshme në shtëpi. Prej spektaklit të së martës, në...

Lajme të tjera

Web TV