“Nëse nuk shpëton nga korrupsioni, Shqipëria shpërbëhet”/ Ngjela: Pata bisedë me Yuri Kim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Spartak Ngjela thotë se nëse Shqipëria nuk shpëton nga korrupsioni i lartë shtetëror, do të shpërbëhet.

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Ngjela u shpreh se para se të ikte nga Shqipëria, ambasadorja amerikane, Yuri Kim i ka thënë gjatë një bisede, se prokurorët e SPAK janë të trembur dhe se kishte kërkuar që t’i mbronin.

Ndër të tjera, Ngjela shtoi se interesi amerikan për Shqipërinë është shumë i madh. Sipas avokatit,

“Përse po e tepron? Është liberal akoma. Para ca kohësh, para se të ikte amansadorja, kam pasur bisedë, më kanë thënë janë të trembur, unë kërkova t’i mbronin, si në perëndim. Krimi të vret. Çfarë e dini ju korrupsionin? Është kriminalitet i nivelit të lartë, nuk mund të ketë korrupsion nëse nuk ka punuar me tregun, është korrupsion i rrezikshëm. Kanë marrë në proces penal disa ministra, kryetarë bashkish, ish kryeministër. Kanë marrë kryetarë bashkish, por duhet më ashpër. Nëse SPAK, që e ka ngritur Uashingtoni dhe ata e drejtojnë, nëse Shqipëria nuk shpëton nga korrupsioni, shpërbëhet, 30-40% e të korruptuarve janë me Beogradin. Gjykatat që godasin krimin nuk kanë nevojë për mbështetje popullore. Drejtësia ka rregullin e vet të daljes në një shtet demokratik. Po nuk u godit korrupsioni i lartë shtetëror nga SPAK, Shqipëria përbëhet. Nuk kam folur ndonjëherë për skenar, interesi amerikan për Shqipërinë është shumë i madh. Interesi i madh i Amerikës, kuptohet, të ka dhënë dy shtete.

Këtu flitet, çdo bëjë SPAK? Nuk është koloni Shqipëria. Ata morën përsipër reformën në drejtësi dhe e bënë. I morën nga çadra dhe i çuan në parlament. SPAK ka dalë, ka pasur problemet e veta, tani duket se i ka kaluar. Ka një ish kryeministër të arrestuar, disa ministra dhe një ish zv.kryeministër që është arratisur. Ata kanë hyrë në rrugën normale të ligjit dhe të kushtetutës. Drejtësia nuk jepet nga populli, jepet nga populli, por duhet të kesh sistem tjetër gjyqësor, me atë komisionin, si gjykata amerikane. Nuk quhet spastrim quhet ka prova apo nuk ka prova për korrupsion. Gjithë shqiptarët e dinë që ka pasur korrupsion. Populli e di që ka paguar për të marrë një licensë, por nuk ka pasur drejtësi. Ky korrupsion, do ta marrë me prova, do ta akuzojë SPAK? Unë them se po, por duhet pritur. Unë di ato që ka bërë. Si të mos jem unë optimist?

Lexo edhe :  "Tirana kryeqyteti digjital i Europës"/ Veliaj pret CEO-n e AADF: Dy projekte të reja

Pushteti gjyqësor pa SPAK, është i korruptuar, në funksion të politikës, sepse e ka emëruar politika. Që nga 1992, gjyqtarët emëroheshin nga politika. Prandaj erdhi korrupsioni deri në këtë shkallë që desh e shkatërroi Shqipërinjë. Tani të presim se çfarë do të bëjë SPAK./   S.M

Të fundit

A është vërtet i dëmshëm për mirëqenien përdorimi i internetit?

Duket si një version i kundërt i asaj që kanë besuar njerëzit deri më sot! Pra, fakti që qëndrimi...

Operacioni i SPAK, shoqërohet Elvis Ndreca, djali i xhaxhait të deputetit socialit

Në kuadër të operacionit të SPAK mësohet se është shoqëruar në polici edhe Elvis Ndreca, i cili është djali i xhaxhait të deputetit socialist...

PD: Qeveria shpenzoi 9.5 milion euro për dieta e bileta të transportit ajror në 2023

Zëdhënësja e PD për Antikorrupsionin Genta Vangjeli, në një deklaratë për shtyp nga selia blu, denoncoi se qeveria shpenzoi shpenzoi 9.5 milion euro për...

Kumbaro në Dhërmi: Jemi të vendosur për ndarjen e hapësirave private nga ato publike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro në nisje të një turi inspektimesh në bregdetin e vendit, u ndal në Dhërmi duke nënvizuar rëndësinë...

Modelja 26-vjeçare humb jetën gjatë lojës erotike, i dashuri vret vetën disa orë më vonë

Një balerinë 26-vjeçare nga Britania ka humbur jetën gjatë disa lojërave seksuale që bëri me partnerin e saj. Sipas gjyqit të zhvilluar në 2022, 26-vjeçarja...

Lajme të tjera

Web TV