Nis sot Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit, Tirana mbledh piktorë nga e gjithë bota

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nis sot në Tiranë, Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit, një ngjarje e artit pamor që sjell piktorë nga e gjithë bota dhe që është kthyer në një traditë. Me mbështetjen e Bashkisë Tiranë dhe Ministrisë së Kulturës, ky aktivitet artistik do të zgjasë nga data 2-10 Maj 2024, duke shënuar kështu vitin e 11-të të organizimit të këtij festivali të rëndësishëm për botën e akuareleve.

Qëllimi i këtij festivali është jo vetëm të prezantojë talentet më të mira botërore të akuarelit, por edhe të promovojë pasurinë kulturore, historike dhe turistike të Shqipërisë. Gjatë ditëve të festivalit, nëpër vende të bukura të Tiranës dhe përreth saj do të zhvillohen ngjarje interaktive, demonstrime live dhe itinerare artistike, duke sjellë piktorët në kontakt me peizazhet dhe traditat e vendit.

Një pjesë e rëndësishme e festivalit do të jetë ekspozita në Galerinë Fakultetit të Arteve të Bukura në Universitetin e Arteve në Tiranë, e cila do të prezantojë veprat e mjeshtërve të njohur të akuarelit. Ky moment do të mbledhë nën një çati profesorë, studentë, dashamirës të artit dhe përfaqësues të mediave, për të ndjekur shfaqjen e këtyre veprave të jashtëzakonshme.

Nëpërmjet demonstrimeve live dhe ekspozitave, festivali synon të promovojë Tiranën në arenën ndërkombëtarë, si edhe të edukojë e frymëzojë brezat e ardhshëm nëpërmjet artit dhe kulturës./e.t

Të fundit

Barcelona bën detyrën në transfertën e Almerias, Fermin Lopez shënon dopietë

Barcelona thuajse siguron vendin e dytë në La Liga, objektiv që i kanosej nga Girona. Në përmbyllje të raundit...

Jo më Vlora, po Shkodra: Lëvizja reale e tektonikës së politikës

Nga Ylli Pata Shkodra është një qark që prej vitesh ka ardhur avash avash duke ndryshuar sjelljen e saj si një bastion poliitik. Një ndryshim që...

Turizmi e konsumi mbajnë me rritje ekonominë shqiptare

Pritjet e Bankës së Shqipërisë për ecurinë e ekonomisë shqiptare mbeten pozitive, të ndikuara nga turizmi dhe konsumi në rritje i popullatës. Drejtori i...

Eksperti i marrëdhënieve zbulon 4 shenjat që tregojnë se një çift është drejt divorcit

Një ekspert i marrëdhënieve zbuloi katër shenjat treguese që paralajmërojnë një divorc në një martesë. Në fakt, ai i përshkruan si “më të zakonshme...

Heidit i jepet një mision sekret, ja çfarë duhet të bëjë ajo

Sherret mesa duket nuk janë aq të forta mes banorëve të mbetur në shtëpinë më të famshme në shtëpi. Prej spektaklit të së martës, në...

Lajme të tjera

Web TV