Paketa e qeverisë/ Të rrisim ofertën për vëllezërit dhe motrat që të kthehen në atdhe!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla pas mbledhjes së qeverisë bëri me dije për mediat disa nga vendimet e marra sot.

Ai u shpreh se po bëhet gati një paketë nga qeveria për të përballuar flukset migratore 2024-2028 ku fokusi do të jetë tek rikthimi në atdhe i shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë, duke iu krijuar kushte dhe mundësi pune.

‘Fokusi ndahet në disa drejtime kryesore. Parandalimi i emigracionit të paligjshëm të shqiptarëve. Parandalimi i azil kërkimit. Riintegrimi në tregun e punës së emigrantëve. Synimi ynë të rrisim ofertën për të gjithë vëllezërit dhe motrave tanë për t’u rikthyer në Shqipëri dhe na duhet kjo strategji që duhet të mbart në vetvete të gjitha masat për riintegrimin. Tjetra është menaxhimi i flukseve migratore për emigrantët që vijnë vendet e tjera, ku Shqipëria duhet të ketë gati legjislacionin për trajtimin e grupeve vulnerabël. Dokumenti sotëm është i konsultuar, edhe me direktivat e BE.

E dyta është një lajm tjetër i mirë, vijimi i zbatimit të marrëveshjeve që kemi firmosur me vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokusin e Ballkanit të Hapur. Përmes një numri të identifikimit të  Ballkanit Perëndimor, të gjithë qytetarët, të gjitha skemat e identifikimit të lehtësojmë përfshirjen në tregun e punës për secilin vend firmëtar, kjo do të forcojë zbatimin e marrëveshjes dhe do të rrisë integrimin e tregjeve të punës të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Këto janë dy vendime.

E treta një projektligj ,e cila do kalojë në Kuvend. Në qershor do të mbahet në Tiranë konferenca Ndërkombëtare e Interpolit, besoj se ndaj të njëjtën vlerësim se është një moment i rëndësishëm për punën e mirë të policisë në luftën kundër krimit’, thotë Balla./e.t

Të fundit

Barcelona bën detyrën në transfertën e Almerias, Fermin Lopez shënon dopietë

Barcelona thuajse siguron vendin e dytë në La Liga, objektiv që i kanosej nga Girona. Në përmbyllje të raundit...

Jo më Vlora, po Shkodra: Lëvizja reale e tektonikës së politikës

Nga Ylli Pata Shkodra është një qark që prej vitesh ka ardhur avash avash duke ndryshuar sjelljen e saj si një bastion poliitik. Një ndryshim që...

Turizmi e konsumi mbajnë me rritje ekonominë shqiptare

Pritjet e Bankës së Shqipërisë për ecurinë e ekonomisë shqiptare mbeten pozitive, të ndikuara nga turizmi dhe konsumi në rritje i popullatës. Drejtori i...

Eksperti i marrëdhënieve zbulon 4 shenjat që tregojnë se një çift është drejt divorcit

Një ekspert i marrëdhënieve zbuloi katër shenjat treguese që paralajmërojnë një divorc në një martesë. Në fakt, ai i përshkruan si “më të zakonshme...

Heidit i jepet një mision sekret, ja çfarë duhet të bëjë ajo

Sherret mesa duket nuk janë aq të forta mes banorëve të mbetur në shtëpinë më të famshme në shtëpi. Prej spektaklit të së martës, në...

Lajme të tjera

Web TV