Pas një debati disaorësh dhe kritika nga opozita, Kuvendi i Serbisë zgjedh Qeverinë e re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuvendi i Serbisë e ka zgjedhur Qeverinë e re të vendit të enjten pas një debati disaorësh dhe me gjithë kritikat nga opozita.

Me 152 vota për, 61 kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit të Serbisë votuan për Qeverinë e re të Serbisë më 2 maj.

Paraprakisht me shumicë votash ishte vendosur që programi i Qeverisë të votohej publikisht.

Debati parlamentar për Qeverinë e re zgjati më shumë se gjashtë orë.

Qeveria e re do të betohet tani dhe do ta fillojë mandatin e ri katërvjeçar.

Përfaqësuesi i përbërjes së Qeverisë së Serbisë dhe lideri i Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, Millosh Vuçeviç, gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Serbisë deklaroi se Serbia e ka ende synim strategjik anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE).

Së fundi, BE-ja zyrtarisht ka kushtëzuar integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën.

Vuçeviq tha se pritshmëritë e BE-së lidhen me atë që Serbia ta “poshtërojë” veten duke njohur pavarësinë e Kosovës dhe t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Por, ai theksoi që Serbia nuk do t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë.

“Nuk ka dyshim se presionet do të vazhdojnë, ndoshta do të intensifikohen, por jemi të vendosur që të qëndrojmë në të njëjtat pozicione”, tha Vuçeviç.

“Serbia nuk mund dhe nuk do të heqë dorë nga miqësia me Rusinë, popullin e së cilës ne e konsiderojmë vëllazëror, ashtu siç është rasti me ukrainasit. Ne e kemi dënuar qartë sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, por kemi deklaruar se nuk do t’i bashkohemi politikës së sanksioneve”, tha ai./REL/kb

Të fundit

Mbidozë ilaçesh, çfarë po ndodh në spitalin e Elbasanit? 3 persona në gjëndje të rëndë

Tre persona janë paraqitur pasditen e 16 majit pranë spitalit Rajonal të Elbasanit brenda pak orësh, Sipas komunikatës nga...

Paraqitet sërish në SPAK për “Sterilizimin” Ilir Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur këtë të premte në SPAK. Beqaj, është zyrtarisht i pandehur për dosjen e sterilizimit. SPAK ka dyshime për...

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”, Basha ngre akuza ndaj qeverisë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e djeshme në Kuvend për...

Megaoperacioni me urdhër të SPAK-ut, shpallet në kërkim ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka, aps megaoperacionit me urdhër të SPAK-ut, ku janë lëshuar 50 urdhër-arreste, ky i fundit, është shpallur në kërkim. Prokuroria...

A është vërtet i dëmshëm për mirëqenien përdorimi i internetit?

Duket si një version i kundërt i asaj që kanë besuar njerëzit deri më sot! Pra, fakti që qëndrimi gjatë në telefon, iPad apo...

Lajme të tjera

Web TV