Pse u ‘frenua’ rritja e shitjes së apartamenteve? Urbanisti tregon arsyet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Urbanisti dhe pedagogu Gentian Kaprata ka analizuar situatën me ndërtimet në kryeqytet, duke vënë theksin te frenimi i rritjes së shitjeve të apartamenteve.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Kaprata u shpreh se trendi i viteve të fundit është vala e parave nga krimi, të cilat “duhet të pastrohen”. Për këtë, sipas tij personat me këto para i pastrojnë në të vetmen mënyrë që dinë, të ndërtojnë pallate dhe kulla.

Sipas tij ky “frenim” nuk do të jetë ndalimi, por mund të ketë ardhur si pasojë e një institucioni ndërkombëtar që ka drejtuar vështrimin drejt situatës që ka tejkaluar kushtet e një tregu normal.

“Trendi i viteve të fundit është vala e parave nga krimi, ku përfshihen si krimi në sektorin privat, por edhe atë publik. Të dyja kanë shumë para për të pastruar.

Ata i pastrojnë në mënyrën e vetme që dinë, ndërtojnë pallate dhe kulla. Nuk ka mbaruar, mund të jetë një sy evropian ose një institucion që ndjek situatën.

Nuk mund të themi se tregu është i pastër. Ka elementë të tregut gjithsesi. Mekanizmi që është sot është jashtë tregut. Janë spekulime të mirëfillta, nuk ka asgjë të re. Shpresojmë që të jetë fundi i valës së ndërtimeve.

Çfarë kanë vendosur ata, do vijojnë të pastrojnë para. Ky frenim vjen si pasojë e mungesës së parave të pista.

Sipas mendimit tim një institucion ka ngritur vështrimin, jo SPAK, është shumë i vogël për këtë. Ka shumë institucione ndërkombëtare që merren me këto çështje”, tha ai./    S.M

Të fundit

Harrojeni martesën për vitin e ardhshëm nëse i përkisni këtyre shenjave

Ju duhet më shumë kohë për të njohur më mirë partnerin tuaj, ose ndoshta personi me të cilin jeni...

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, automjeti përfundon mbi trafikndarësen

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të premte në autostradën “Tiranë-Durrës”. Një automjet tip “Opel” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në...

Këshilli i Evropës: Kosova mbetet jashtë agjendës së takimit

Ministrat e Jashtëm të 46 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës takohen  sot në Strasburg në sesionin vjetor me rastin e 75-vjetorit të themelimit...

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët

Një moment epik ka ndodhur dje në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit të Zi. Ndërsa presidenti serb Aleksandër Vuçiç ishte...

U ftua nga Big Brother Vip Albania?/ Massimiliano Varrese e konfirmon me këtë video

Ftesa ose jo e “Big Brother Vip Albania” për të, është përfolur kudo në rrjet. Mirëpo, me një video-mesazh të publikuar së fundmi, artisti...

Lajme të tjera

Web TV