Sot Kuvend/ Balla raporton për ‘krimin’, Manastirliu për rezultatet e PISA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Punimet e Kuvendit këtë të enjte pritet të jenë të gjata dhe me debate për shkak të disa çështjeve me rëndësi për t’u diskutuar. Dy prej ministrave kryesorë të kabinetit qeveritar janë thirrur në interpelancë nga deputetët e opozitës.

Deputeti demokrat Ervin Salianji kërkon që Ministri i Brendshëm Taulant Balla të japë sqarime për situatën e kriminalitetit në vend dhe masat që kanë marrë për të frenuar atë që ai e quan trafik masiv të drogës.

Nga ana tjetër deputetja  Ina Zhupa ka kërkuar në interpelancë ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu për rezultatet e testit ndërkombëtar të PISA-s që e ka renditur Shqipërinë mes 15 vendeve të fundit.

Sot kalon për votim edhe projektligji për Albcontrol, projektvendimi për zgjedhjen e kryetarit dhe një anëtari të bordit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike etj./e.t

Të fundit

FOTO/ Besi i dedikoi këngë, vjen reagimi i parë i Xhensilës

Ditën e djeshme, artisti Besart Kallaku, publikoi këngën “Mosmirënjohja”, me një tekst të realizuar nga vetë ai, teksa u...

Rojet e sigurisë ndalojnë modelen që veshi fustatnin me fytyrën e Krishtit në Kanë

Një modele u mërzit kur sigurimi në Festivalin e Filmit në Kanë u përpoq ta ndalonte të zbulonte veshjen e saj që përmbante një...

Torollepsur bukur

Nga Edison Ypi Turista nga Bota që nisen për Tepelenë dhe falë mrekullive tona përfundojnë të torollepsur bukur në Kukës, ose nisen për Theth dhe...

Festë surprizë për ditëlindjen e Meritonit në BBV, zbulohet kush do të jenë të ftuarit

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top...

Dështon sërish votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë Projektligjin për shëndetin riprodhues (IVF) gjatë një seance të enjten, më 23 maj,...

Lajme të tjera

Web TV