Sulmet e Metës dhe Veliaj në SPAK/ Ambasadori i BE në Tiranë: Lëreni të bëjë punën e vet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato bëri thirrje që SPAK të lihet të bëjë punën e vet. Gonzato tha se BE nuk ka mbajtur asnjëherë një standard të dyfishtë lidhur me qëndrimin e saj sa I takon mbështetjes së drejtësisë së re.

Pyetje: BE ka dënuar sulmet ndaj drejtësisë ndaj kreut të SPAK. Ndërkohë Rama ka sulmuar. Pse reagoni për sulmet nga Meta dhe jo nga Rama?

“Nuk ka standard të dyfishta. Mbështetja për sistemin e drejtësisë është e palëkundur, por mesazhi është i njëjtë dhe i përhershëm. Ne i japim përparësi të madhe reformës në drejtësi dhe duhet ta lëmë të bëjë punën e vet” tha Gonzato ne konferencë për median.

Gonzato nuk komentoi paraqitjen në SPAK të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj por nënvizoi edhe një herë mbështetjen ndaj SPAK

” Ne nuk komentojnë për hetime por ju e dini mbështetjen tonë për SPAK.  Mbështes punën e këtij instituticioni. Sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, janë pjesë e kapitujve themelorë të BE që do të hapen të parët dhe do të mbyllen të fundit. Kam besim të plotë te SPAK, vijojmë punën me Bashkinë, për transportin e gjelbër, shkollat etj. Objektivi im është të bashëpunojmë’ tha ambasadori i BE-së.

Vota e diasporës?

Gonzato: Qëndrimi ynë konsisten. Kuvendi të shohë rekomandimin që ka ofruar OSBE/ODIHR e të ndjekë punën përkatëse në mënyrë konstruktive. Mendoj se duhet të arriijnë mirekuptim dhe ka disa vendime të Gjykatës Kushtetuese që duhet të trajtohen.

Anëtarësimi në BE, “en block”, apo kushte të veçanta për secilin vend?

Gonzato: “Jemi në një moment shumë pozitiv nga sinjalet që me vijnë nga Brukseli. Ne jemi seriozë për plotësimin e procesit të zgjerimit, sepse vendet e Ballkani Perëndimor janë të rrethuar nga vendet e BE. Shtetet anëtare e kanë kuptuar rëndësinë e kësaj çështjeje për begatinë e të ardhmen e vet BE. Nuk e shohim si favor ndaj jush, por si diçka që përfitojnë të gjithë. Pranimi bazohet te merita.

Lexo edhe :  Seancë për Berishën në GJKKO, çfarë kërkon ish-kryeministri (Detajet)

Deklaratat e ambasadorit të BE-së u bënë gjatë një konference për median sot (2 maj) kur u çel java europiane. /E.T

Të fundit

Barcelona bën detyrën në transfertën e Almerias, Fermin Lopez shënon dopietë

Barcelona thuajse siguron vendin e dytë në La Liga, objektiv që i kanosej nga Girona. Në përmbyllje të raundit...

Jo më Vlora, po Shkodra: Lëvizja reale e tektonikës së politikës

Nga Ylli Pata Shkodra është një qark që prej vitesh ka ardhur avash avash duke ndryshuar sjelljen e saj si një bastion poliitik. Një ndryshim që...

Turizmi e konsumi mbajnë me rritje ekonominë shqiptare

Pritjet e Bankës së Shqipërisë për ecurinë e ekonomisë shqiptare mbeten pozitive, të ndikuara nga turizmi dhe konsumi në rritje i popullatës. Drejtori i...

Eksperti i marrëdhënieve zbulon 4 shenjat që tregojnë se një çift është drejt divorcit

Një ekspert i marrëdhënieve zbuloi katër shenjat treguese që paralajmërojnë një divorc në një martesë. Në fakt, ai i përshkruan si “më të zakonshme...

Heidit i jepet një mision sekret, ja çfarë duhet të bëjë ajo

Sherret mesa duket nuk janë aq të forta mes banorëve të mbetur në shtëpinë më të famshme në shtëpi. Prej spektaklit të së martës, në...

Lajme të tjera

Web TV