Veliaj thirrje shqiptarëve në Londër: Votoni për rizgjedhjen e Sadiq Khan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Shqipëria dhe Kosova që të votojnë për rizgjedhjen e Sadiq Khan në krye të Bashkisë së Londrës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj nënvizon se ata që mohojnë gjithçka janë njësoj në mbarë botën, por Khan e ka kthyer Londrën në një kryeqytet lider në botë. Ai thekson se vota për Sadik Khan është edhe një moment për të shkruar historinë moderne të Europës. “Të gjithë miqve tanë në Londër, ju lutem votoni, por votoni me mençuri, për të zgjedhur mikun e të gjithëve, dhe ai është Sadiq Khan.
I imagjinoj komentet tuaja – qyteti, kryetari, situata, nuk janë perfekte. Ata që mohojnë gjithçka janë njësoj në mbarë botën, dhe qyteti i përsosur ende nuk ekziston!

Por, unë e njoh Sadiq – zemrën, mendjen dhe pasionin e tij, që i kanë dhënë shumë Londrës dhe e kanë bërë atë një frymëzim, një kryeqytet lider në mbarë botën! Londra është sot një qytet më i pastër, më i sigurt dhe më i gjelbëruar! Ndaj votoni Sadiq Khan dhe sigurohuni të bëni pjesën tuaj në historinë moderne të Europës!/E.T

 

 

Të fundit

Barcelona bën detyrën në transfertën e Almerias, Fermin Lopez shënon dopietë

Barcelona thuajse siguron vendin e dytë në La Liga, objektiv që i kanosej nga Girona. Në përmbyllje të raundit...

Jo më Vlora, po Shkodra: Lëvizja reale e tektonikës së politikës

Nga Ylli Pata Shkodra është një qark që prej vitesh ka ardhur avash avash duke ndryshuar sjelljen e saj si një bastion poliitik. Një ndryshim që...

Turizmi e konsumi mbajnë me rritje ekonominë shqiptare

Pritjet e Bankës së Shqipërisë për ecurinë e ekonomisë shqiptare mbeten pozitive, të ndikuara nga turizmi dhe konsumi në rritje i popullatës. Drejtori i...

Eksperti i marrëdhënieve zbulon 4 shenjat që tregojnë se një çift është drejt divorcit

Një ekspert i marrëdhënieve zbuloi katër shenjat treguese që paralajmërojnë një divorc në një martesë. Në fakt, ai i përshkruan si “më të zakonshme...

Heidit i jepet një mision sekret, ja çfarë duhet të bëjë ajo

Sherret mesa duket nuk janë aq të forta mes banorëve të mbetur në shtëpinë më të famshme në shtëpi. Prej spektaklit të së martës, në...

Lajme të tjera

Web TV