Vota e emigrantëve, Alibeaj paralajmëron mazhorancën: Po shkelet Kushtetuta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, Enkelejd Alibeaj, u ndal te vota e emigrantëve,  duke thënë se është një e drejtë kushtetuese e diasporës, ndërsa shtoi se diskutimi i Reformës Zgjedhore  po zvarritet ‘skutave të errëta të Kuvendit’.

Alibeaj u shpreh se Gjykata Kushtetuese, në vendimin e saj, ka përcaktuar 10 janarin e 2024, si datë kur Kuvendi duhej të kishte miratuar bazën ligjore që KQZ të ecte me votën e diasporës, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Gjendur në këto kushte, deklaroi ai, PD do t’i drejtohemi SPAK-ut dhe shtoi se gjithashtu do të dorëzojnë projekt-amendamentin.

Alibeaj: Kemi paraqitur disa kërkesa Nikollës, që është kallëzuar nga ana jonë në SPAK. Janë një sërë interpelancash me kryeministrin, disa iniciative ligjore siç është paketa e mbështetjes së SPAK, paraqitja e kërkesës për heqjen e imunitetit të deputetëve që është nevojë urgjente, kemi paraqitur dhe projekt-propozimet e Kodit Zgjedhor. Sot me të drejtë diaspora kërkon të drejtën e tyre.

SPAK prej disa muajsh është në shkelje të kushtetutës të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për t’i garantuar votën diasporës. Mesa duket kanë gjetur me hipokrizi therëse që ta zvarrisin nëpër skutat e parlamentit, diskutimin e reformës zgjedhore, ndërkohë ne që në nëntor kemi dorëzuar në Kuvend draftin e plotë.

Çudia më e madhe është se për interesa të vogla okulte e gjetën gjuhën e përbashkët, natën, për të nxjerrë të dënuar nga GJKKO për t’i nxjerrë dhe amnistuar. Ky është dopio-standardi. Ç’i takon Cezarit t’ia japin Çezarit.

PD në një nga kërkesat më të mëdha, e ka çuat deri në fund mision e vetë për votën e diasporës. Cdo të enjte bëhet një teatër, nuk diskutohet vota e diasporës, mbështetja ndaj SPAK, është një thikë pas shqipe për qytetarët.

Ka një vendim të Gjykatës që ka përcaktuar deri më 10 janar të 2024, Kuvendi duhet të kishte miratuar bazën ligjore që KQZ të ecte me votën e diasporës.

Që nga ndryshimet kushtetuese, një nga instrumente për moszbatimin e një vendimi gjyqësor, t’i drejtohemi SPAK.

Politika duhet t’i nënshtrohet ligji njësoj si qytetarët shqiptarë. Mjeti tjetër është që me kompetencën që na jep Kushtetuta, të dorëzojmë projekt-amendamentin. Zgjidhja jonë për votën e emigrantëve është e thjeshtë, që të votojnë njësoj si shqiptarët këtu, me të njëjtat garanci, rregulla dhe lehtësi, pa i ngarkuar me kosto financiare. Duhet vullnet i thjeshtë politik dhe i sinqertë, për t’u ekzekutuar kjo e drejtë/kb

Të fundit

A duhet t’ua shposh veshët bebeve?

Ka shumë diskutime dhe teori për këtë temë, pasi shumë prindër vendosin që në një pikë të vendosin vathë...

4 shenjat që një mashkull do të bëhet baba i shkëlqyer

Cilat janë shenjat që dikush do të bëhet një baba i mirë? 1.Ai merr përgjegjësi Kjo nuk duhet të jetë befasi. Siç vërehet nga Byroja e...

17 Maj 1914/ Shqipëria dhe Greqia, nënshkruajnë Protokollin e Korfuzit

Më 17 maj 1914, midis përfaqësuesve të qeverisë shqiptare dhe së ashtuquajturës qeverisë vorioepirote që drejtohej nga Zografi u nënshkrua një marrëveshje, e cila...

SPAK një film serial: “Hetimi vazhdon”

Nga Kastriot Kotoni Lundrimi në internet është bërë pjesë e jetës, si të thuash një modë e re që ka përfshirë të gjithë rruzullin tokësor,...

Politika e prishur e Britanisë po i dorëzon fëmijët në duart e kontrabandistëve

Qeveria po pengon ribashkimin e familjeve refugjate, por miratimi i një propozimi të thjeshtë mund ta ndryshojë këtë Alf Dubs Kur isha fëmijë, m'u desh të...

Lajme të tjera

Web TV