“Krishti u Ngjall”/ Kryepiskopi Anastas Janullatos jep mesazhin e tij për Pashkët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e tij Anastas Janullatos ka dhënë mesazhin e tij në prag të Pashkëve, duke sjellë në vëmendje edhe ngjarjet e dhimbshme të shkaktuara nga lufta në Ukrainë, Gaza, Sudan dhe Haiti, po ashtu dhe në vende të tjera të botës.

Kryepiskopi Anastas thekson se kjo periudhë na afron më shumë me Krishtin që pëson dhe ngjallet.

Fortlumturia e tij, Anastas Janullatos në mesazhin e tij nënvizoi se dy të vërteta e ndriçojnë udhën drejt një marrëdhënieje më të ngushtë me atë që pësoi dhe u ngjall.

Pranimi për të marrë pjesë në pësimet e Tij dhe të qenit i ngjashëm me të në vdekjen e Tij. Kryepiskopi Janullatos thotë se Ngjallja nuk është diçka që vjen më vete, që vjen pas Kryqit, por gjendet brenda Kryqit, brenda pësimit dhe kur e pranojmë atë ashtu siç e pranoi edhe Krishti.

Dhe anasjelltas, përjetimi i Ngjalljes kërkon gjithnjë si kusht paraprak të bëhemi të ngjashëm me Krishtin e kryqëzuar dhe të ngjallur.

Kjo pjesëmarrje në Pësimet dhe Ngjalljen e Tij forcon qëndresën e besimtarëve, në mënyrë që të mos bien pre e depresionit dhe dëshpërimit.

Mesazhi i Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë

Mposhtja E Hidhërimeve Me Fuqinë E Ngjalljes

“Të njoh atë dhe fuqinë e Ngjalljes së Tij”

Ηimni ngjallësor: “Krishti u ngjall së vdekurish, me vdekje vdekjen shkeli…”, ende kumbon ngadhënjyes dhe ngushëllues në mes të errësirës së melankolisë, të shkaktuar nga ngjarjet e dhimbshme në Ukrainë, Gazë, Sudan, Haiti dhe në vende të tjera të botës, madje edhe këtu, në mjedisin tonë, të cilin shpeshherë e mundojnë mërzitë, përçarjet, armiqësitë, sëmundjet e rënda, krizat e shumëllojshme. Besimi i krishterë na fuqizon me një siguri të plotë. Ne e dimë se jemi të brishtë, që e mbajmë “këtë thesar (të besimit) në enë prej balte” (2 Kor. 4:7-8), por kjo ndodh “që të dalë në pah se kjo fuqi tejet e madhe vjen nga Perëndia, jo nga ne”.

Lexo edhe :  Dhunë edhe në protestën e tetë të Rithemelimit e PL, hidhet molotov drejt bashkisë Tiranë

Periudha e Pashkës, me një mënyrë të veçantë dhe përmes një përjetimi personal, na fton t’i afrohemi Krishtit, që pëson dhe ngjallet: “Që ta njoh atë dhe fuqinë e Ngjalljes së tij, të marr pjesë në pësimet e tij dhe të bëhem i ngjashëm me të në vdekjen e tij” (Fil. 3:10). Dy të vërteta na e ndriçojnë udhën drejt një marrëdhënieje më të ngushtë me atë që pësoi dhe u ngjall: Pranimi për të marrë pjesë në pësimet e Tij dhe të qenit i ngjashëm me të në vdekjen e Tij. E kemi theksuar edhe herë tjetër se Ngjallja nuk është diçka që vjen më vete, që vjen pas Kryqit, por gjendet brenda Kryqit, brenda pësimit, kur e pranojmë atë ashtu siç e pranoi edhe Krishti. Dhe anasjelltas, përjetimi i Ngjalljes kërkon gjithnjë si kusht paraprak të bëhemi të ngjashëm me Krishtin e kryqëzuar dhe të ngjallur.

Kjo pjesëmarrje në Pësimet dhe Ngjalljen e Tij forcon qëndresën tonë, në mënyrë që të mos na përpijë depresioni dhe dëshpërimi. Himni triumfal themelor, që kumbon fort brenda nesh – “Krishti u ngjall së vdekurish, me vdekje vdekjen shkeli…” – është shpallja kryesore e besimit të krishterë orthodhoks dhe përmbledh domethënien më të thellë të Mishërimit të Birit dhe Fjalës së Perëndisë. Këtë përvojë të dyfishtë, të Kryqit dhe të Ngjalljes, e përjetojnë dëshmorët e Kishës sonë ndër shekuj. Edhe ne “le të ecim me durim në betejën që na pret, duke soditur Jisuin, që është kreu i besimit tonë dhe ai që e bën atë të përsosur” (Heb. 12: 1-2).

Duke lavdëruar me mirënjohje Perëndinë Triadik gjatë periudhës paskale, le ta shtojmë përpjekjen tonë, në mënyrë që ta përjetojmë këtë bindje dhe le të përçojmë ngushëllim në mjedisin tonë me dhembshuri.

Krishti u Ngjall, vëllezërit e mi!

Pashkë të bekuara, me shëndet, durim dhe mendësi kryqngjallësore!/   S.M

Të fundit

Cameron, në Shqipëri: Po forcojmë parteneritetin, po trajtojmë korrupsionin dhe krimin

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron do të zbarkojë sot në Tiranë, ku do të zhvillojë...

Astronauti i parë me ngjyrë prek hapësirën në moshën 90-vjeçare

Kandidati i parë për astronautin me ngjyrë të Amerikës, Ed Dwight, më në fund ka prekur hapësirën në moshën 90-vjeçare. Dwight ishte një pilot i...

Rrëfehet publicistja dhe shkrimtarja shqiptaro-amerikane

Intervistoi: Marjana Zeneli Bulku   Raimonda Moisiu -Sade është një autore shqiptaro-amerikane, poete, romanciere, tregimtare, eseiste, përkthyese, gazetare e pavarur dhe një aktiviste për të...

Vota e diasporës/ Celibashi: Politika të lënë retorikat, të ndërmarrin veprime konkrete

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, i ftuar në “Debat nga Alba Alishani” në A2 CNN foli në lidhje me votën e emigrantëve për zgjedhjet...

Shqipëria ka 132 parti politike, shumica pa adresë, në 2023 morën 3.3 mln euro

Shumica e partive politike në vend nuk kanë adresa të sakta e për rrjedhojë, asnjëherë nuk bëhen pjesë e auditimeve të planifikuara nga ekspertët...

Lajme të tjera

Web TV