Të pasakta 95% e parashikimeve nëpër studio televizive rreth arrestimeve të SPAK-ut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduart Zaloshnja

Pasi lexova shkrimin “Kronikë e një arrestimi të paralajmëruar” të Lutfi Dervishit, të botuar në disa portale, mora shtysën (mora spunton, thuhet nëpër studio televizive) të bëj një analizë sasiore rreth temës që Dervishi e kishte qendisur në mënyrë cilësore (me ironinë e tij vazhdimisht të hollë). Thelbi i shkrimit të Dervishit: Parashikimet boshe të gazetarëve/analistëve nëpër studio televizive rreth arrestimeve të pritshme të SPAK-ut.

Me ndihmën e specialistit IT që realizon anën teknike të sondazheve të shpeshta që zhvilloj, analizova në internet 100 parashikime që kanë bërë gazetarë/analistë nëpër studio televizive vitet e fundit rreth arrestimeve të pritshme të SPAK-ut. Dhe plot 95% e parashikimeve të tyre rezultuan të dështuara – ndër to, 90% plotësisht të dështuara!

Pra për 90 parashikime nga gazetarë/analistë të ndryshëm, rezultoi se personat e parashikuar që do të arrestoheshin me kërkesë të SPAK-ut janë ende të lirë. Në 5 raste janë arrestuar ose janë vënë në arrest shtëpie personat publikë të parashikuar, por goxha më vonë se sa u parashikuan nga gazetarët/analistët nëpër studio televizive. Ndërsa vetëm 5% e parashikimeve (të bëra nga më pak se 5% e gazetarëve/analistëve prashikues) kanë qenë në kohën e duhur dhe për personin e duhur.

SHËNIM: Parashikimet e politikanëve për arrestimet e kundërshtarëve respektivë nuk i analizuam, sepse do të na duhej një kohë e pafundme për t’u marrë me to…

Të fundit

Foshnja 5 muajshe humb jetën në krahët e gjyshes pasi u kafshua nga pitbulli i familjes

Një fëmijë vetëm 5 muajsh humbi jetën pasi u kafshua nga pitbulli i prindërve të tij teksa ishte në...

Pësojnë rënie monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 18 maj 2024

Sot, më 18 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 92 lekë dhe shitet 92.9 lekë. Euro sot blihet me 100 lekë, ndërsa...

Moti për fundjavën, diell e vranësira, të dielën do pasohen me shi! Harta për çdo qytet

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Ditën...

Horoskopi i ditës, 18 Maj 2024

DASHI Në këto javë do të mund të bëni një hap të shkëlqyeshëm përpara nga pikëpamja sentimentale, megjithatë do t’ju duhet të jeni më të...

Lajme të tjera

Web TV