Ndryshimet e reja/ Rama mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat dhe deputetët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër në Kryesinë e Kuvendit grupin parlamentar të Partisë Socialiste, pjesë e së cilës do të jetë ai vetë si edhe ministrat e kabinetit. Burimet bëjnë me dije se është kërkuar që asnjë të mos mungojë, ndërsa mbledhja konsiderohet shumë e rëndësishme për zhvillimet e brendshme partiake që lidhen me rienergjizimin e partisë.

Nuk dihet se cili do të jetë mesazhi i Edi Ramës, por ai pritet të lidhet me çështjet e aktualitetit dhe axhendën e maxhorancës në kushtet kur tema e korrupsionit ka marrë vëmendje të veçante edhe për shkak të disa goditjeve të SPAK-ut ndaj disa zyrtarëve të lartë në institucionet qendrore apo në Bashkinë e Tiranës. Një gjë është e sigurt, ndryshimet do të ndodhin dhe ky fakt është paralajmëruar vetë nga Edi Rama pak ditë më parë në një intervistë.

Ai iu mbylli derën e kandidimit për në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 të gjithë zyrtarëve të lartë socialistë që janë përfshirë në afera korruptive e kriminale dhe që kanë llogari të hapura me drejtësinë.

“Ky është një proces 10 vjeçar dhe këtu bëhet fjalë, se nuk dua fare t’i përmend ata njerëz sepse janë në hallet e tyre, dhe kanë mbaruar punë me mua dhe politikën dhe publikun, por bëhet fjalë për një numërim të caktuar që fillon ditën e parë, një.

E dyta, pjesa më e madhe ose mos të tërë, kur kanë filluar të kenë probleme me drejtësinë, kanë qenë të larguar nga qeveria. Pra, kur më thua çfarë duhet të bëjmë ne, çfarë duhet të bëjmë ne faktikisht?”, ka thënë Edi Rama.

Ndryshimet e reja

Pra PS pritet të pësojë ndryshime të forta në radhët e saj dhe kjo do të vijë nga SPAK. Drejtësia e re ka nën hetim më shumë se gjysmën e qeverisë, kryebashkiakë dhe zyrtarë të lartë në administratë.

Nën rrethin e kuq të SPAK është dhe Erion Veliaj, i cili u thirr pak ditë më parë brenda Prokurorisë së Posaçme. Po ashtu, të rrezikuar janë Belinda Balluku, Niko Peleshi dhe Manastirliu, të cilët i kanë llogaritë e hapura me SPAK. Në këtë situatë, kryesocialisti është i detyruar të zbatojë skenarin e reformës në qeverinë e tij.

Nga ana tjetër, Edi Rama gjatë gjithë këtyre ditëve ka përmendur vetëm turizmin si strategjinë e tij për të kërkuar dhe një mandat të katërt. Nuk përjashtohen edhe direktivat për qeverinë e tij në mbledhjen e nesërme. Dje Rama u shpreh se 50 turistë nga Britania e Madhe kanë çelur sezonin e anijeve turistike në Portin e Durrësit.

Lexo edhe :  Rama kujton vitet 90-të dhe ndarjen me PD/ Berisha s'donte të lironte të burgosurit

Ai publikoi dhe foto nga mbërritja e turistëve nga Britania e Madhe me kroçierën “Monet”. Rama thekson se turistët veç Durrësit do të vizitojnë edhe Tiranën dhe Krujën. Kujtojmë se para pak ditësh, Rama mblodhi ministrant dhe kryebashkiakëtnë kuadër të sigurisë për turistët. Rama u shpreh se ky vit ka nisur me një rritje befasuese të numrit të turistëve. Vetëm për muajin mars, Rama tha se kemi pasur 90% më shumë turistë se në mars 2023.

Sipas kreut të qeverisë, ambicia për ‘Shqipërinë 2030’, sa i takon turizmit është që Shqipëria të arrijë numrin e 20 mln turistëve. “Sot nëse më pyesni se ku do jetë Shqipëria 2030 në raport me numrin e turistëve dhe nëse i kthehem objektivit tonë shumë ambicien për të pasur 20 mln turistë në 2023, kam shumë frikë se do gaboja pasi do na duhet të shohim edhe këtë vit dhe vitin e ardhshëm për të pasur siguri për një projeksion 5 vjeçar. Nuk është marrëzi të mendosh që kjo shifër do arrihet shumë më parë dhe që në 2020 kërkesa për Shqipërinë mund të arrijë deri në 30 mln.

Por kur flasim për rritjen e kërkesës duhet të mos harrojmë asnjëherë ofertën, çfarë ne do bëjmë sot vit pas viti që oferta jonë ti përgjigjet rritjes dhe natyrës së kërkesës. Të garantojmë që kjo kërkese të vijë në rritje dhe mos të goditet nga cilësia e ulët e ofertës.

Duhet të jemi të shqetësuar për këtë rrezik. Nuk ana duhet Shqipëri destinacion i turizmit masiv. S’na duhet thjesht të rrisim numrin e vizitorëve e të huaj, na duhet një vend që i ekuilibron të gjitha shtresat dhe kategoritë e turistëve.

Nuk janë numrat që kanë rëndësi, pro cilësia e numrit. Në varësi nga kapaciteti i konsumit të një turisti përcaktohet edhe se sa interes ke”, u shpreh Rama. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në mbledhjen e jashtëzakonshme nesër me ministrat dhe deputetët./    S.M

Të fundit

Rikthehet pas 6 vitesh sfilata e modës së “Victoria’s Secret”

Sfilata vjetore e modës së Victoria’s Secret nuk është mbajtur që nga viti 2018 dhe do të rikthehet zyrtarisht...

Kryeministri i Sllovakisë mbetet në rrezik për jetën

Kryeministri sllovak Robert Fico mbetet në gjendje të rëndë dhe i rrezikuar nga komplikacionet, por për momentin është në gjendje të stabilizuar. Të rejat e...

Ish-drejtuesi i ‘OpenAI’ lëshon deklaratën tronditëse: Kompania nuk ka përparësi…

Një ish-drejtues i lartë i kompanisë së teknologjisë artificiale ‘OpenAI’, i cili dha dorëheqjen në fillim të kësaj jave, tha të premten se siguria...

Lufta/ OKB: 800 mijë njerëz po largohen nga Rafah

Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se 800 mijë njerëz po largohen nga Rafah për shkak të luftimeve të vazhdueshme. Media Al Jazeera shkruan...

Këta janë 5 finalistët e “Big Brother VIP 3”

Romeo Veshaj, Jul Deda, Heidi Baci, Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi janë pesë finalistët e “Big Brother VIP 3”. Këtë vit do jenë 5 finalistë...

Lajme të tjera

Web TV