Motra e Almës: Erdgysi hante dreka të shtrenjta me të dashurën, fëmijëve u mungonte buka

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Motra e Alma Arrizit, në një intervistë për “Breaking” në Top Neës, foli për problemet që motra e saj po përballej kohët e fundit, për shkak edhe të burrit të saj, Ergys Arrait, siç e quan ajo, Eri.

Sipas saj, për Almën ka qenë e vështirë që të përballej me tradhtinë e të bashkëshortit, ndërsa po përballej me probleme ekonomike, pasi Ergysi nuk çonte lekë në shtëpi, thotë ajo, por i prishte me të dashurën.

“Mund t’ia faktoj që motrën time e çoji deri këtu që t’i jepte fund jetës me fëmijët, sepse nuk e ka pasur të lehtë motra ime, kur e dinte që po e tradhtonte.

Shpirti im e di se sa jam munduar për t’ia mbushur mendjen hajde rri me motrën tënde. nuk arrinte t’i jepte dot ushqim fëmijës së vet.

Eri, konsumonte dreka darka me të dashurën e vet, nuk i dilte buxheti të blinte ushqim për fëmijët. Kohët e fundit i ka munguar çdo gjë, edhe buka i ka munguar motrës sime dhe fëmijës së motrës time”, tregon ajo.

E prekur, motra e Almës e përshkruan atë si një grua të përkryer dhe një nënë shembullore.

“Po shpikin çdo gjë për motrën time, ajo ka qenë një grua e mrekullueshme, ka qenë një grua e përkryer, i çonte fëmijët në shkollë. Nëse do ishte me të meta mendore nuk do kishin respekt një lagje e tërë. Si ka mundësi ka të meta mendore dhe ka 10 vjet martesë?”, thotë motra.

Ajo tregon se nuk kanë qenë të pranishëm në ceremoninë mortore të vajzës së Almës, pasi nuk kanë kontakt me familjarët e Ergysit, ndërsa kërkon që trupi i Almës të varroset në Durrës.

Lexo edhe :  Dashamir Shehi shpërthen kundër opozitës: Korrupsionin duhet ta luftojnë të gjithë

“Nuk kam marrë pjesë në ceremoni, ju lutem shumë që motrën time ta varrosim në Durrës, s’ka lidhje ta varrosim në Shkodër. Nuk ka kanë thërritur për ceremoninë mortore”, u shpreh ajo./   S.M

Të fundit

10 pyetje që duhet t’i bëni vetes përpara se të bashkëjetoni

Përveç anës emocionale të marrëdhënies, ka një sërë çështjesh praktike që nuk duhen nënvlerësuar dhe të cilat duhet të...

Plagoset me thikë 16-vjeçari në Sarandë/ Identifikohet autori, shpallet në kërkim

Një 16-vjeçar është plagosur me thikë në Sarandë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës në lagjen nr.2 të qytetit bregdetar. I mituri u...

Si përvetësoi grupi italo-shqiptar 31 restorante në Firence

Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga rrjeti italo-shqiptar që kishte mundur “të shtinte në dorë”, 31 restorante dhe 2 hotele në një...

Rritet çmimi për turistët që duan të marrin ashensorin për në Kullën Eiffel!

Këshilli i qytetit të Parisit ka rritur çmimin e hyrjes në Kullën Eiffel për të mbledhur më shumë para për restaurimin e kullës, pasi...

Romeo Veshaj nuk shfaqet në ‘post Big Brother’, Liço: Arsyet nuk i dimë, ndoshta…

Pas finales së të shtunës në BBVIP3, ku u shpall fituese aktorja Egla Ceno, këtë të martë po mbahet një “Post Big Brother Vip”. Në...

Lajme të tjera

Web TV