Çështja ‘Babale’/ Çfarë ndodhi? Apeli shtyn sërish seancën për Salianjin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seanca në gjykatën e Apelit të përgjithshëm ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është shtyrë sërish. Mësohet se shkak është bërë kërkesa e avokatit të gazetarit Jetmir Olldashi, që pretendon se ka probleme shëndetësore. Po ashtu bëhet me dije se seanca e radhës do të mbahet më 22 maj në orën 10:30.

Ç’është dosja Babale?

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”.

Në përgjimet e publikuara por edhe në të tjera që Prokuroria dispononte, Alizoti komunikonte me asokohe shefin e Polisisë së Fierit, Albert Nushin (emri i del edhe tek vrasja e Pjerin Xhuvanit) për shpërblime/pako që duhet të merrte, e gjithashtu flitej edhe për një “shef të madh”. Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës. Por ekspertiza nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit/   S.M

Të fundit

Marina Vjollca rikthehet në ekran, ky është emisioni ku do ta shohim çdo mbrëmje

Marina Vjollca do të rikthehet në ekran shumë më shpejt nga ç’prisnim. Rreth një vit pasi mbylli me sukses...

Shabani: Është thyer miti që partitë e reja nuk fitojnë

Kryetar i Nismës “Thurje”, Endrit Shabani në studion e emisionit “Open” në News24 u shpreh se tashmë SPAK-u është një faktor i ri i...

Shabani: Rama do e pengojë drejtësinë bashkë me votat e opozitës

Endrit Shabani, Kryetar i Nismës “Thurje”, në studion e emisionit “Open” në News24 u shpreh se Edi Ramës i duhet të ndryshojë Kushtetutën për...

A mund të rrezikojë pushtetin e Ramës? Lapaj: Kemi mundësi për…

Adriatik Lapaj nga Lëvizja Shqipëria Bëhet, i ftuar në studion e “Open” ka komentuar mundësitë e partive të reja kundër dy partive të mëdha...

Egla Ceno “u shërua“ dhe nis ironinë: Unë nuk kam K-ra…

Fituesja e edicionit të tretë të “BBV”, Egla Ceno, ka qenë një ndër emrat më të komentuar kudo në rrjet përgjatë këtyre ditëve. Pas daljes...

Lajme të tjera

Web TV