Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë kafe, ky besim mund të jetë veçanërisht i vërtetë. Falë ekuilibrit harmonik midis cilësive të furçave hiper-performuese me veprim të zgjatur ose volumizues dhe ngjyrës kafe, duket se ky është një sekret që e përdorin edhe të famshmet si Blake Lively dhe Nicole Kidman. Një ngjyrë klasike por e pazakontë, kafe përcakton pamjen dhe i jep shkëlqim grimit të syve, por pa tepricë. Pikërisht për këtë arsye një maskara dhe laps vetullash në ngjyrë kafe është aleati më i mirë i çdo grimi natyral, për t’u kombinuar me nuanca të ndryshme duke krijuar kështu një pamje diskrete dhe të sofistikuar.

Një efekt që nënvizon pamjen pa shumë ‘zhurmë’, duhet provuar me patjetër. Edhe personazhet e famshëm kanë zgjedhur të mbajnë maskara ngjyrë kafe si në jetën e përditshme ashtu edhe në disa tapete të kuq. Grimerja e Blake Lively tha për Allure se “Blake preferon një pamje më natyrale kur bëhet fjalë për grimin e syve në krahasim me ditët e Gossip Girl, ku kishim shumë të zeza në qerpikë. Sot ajo dëshiron të theksojë sytë e saj me bojë për vetulla kafe”. Dhe do të mjaftojë të shikoni pak më me kujdes pamjet nga afër të të famshmëve për të vënë re se kjo nuancë është vërtet shumë e njohur. Mes tyre gjejmë Nicole Kidman, Kate winslet, Beyoncé dhe Cara Delevingne./E.Ç

Të fundit

Zbulo vesin tënd më të keq, bazuar në shenjën e horoskopit

Të gjithë kemi frikëra apo ndjesi të çuditshme që ose i mbajmë për vete, ose zgjedhim t’i ndajmë në...

Mendoj për një bebush…/ Meriton Mjekiqi: Me ikjen e Ilnisës u lëndova

Finalistët e BBV3 kanë zhvilluar nga një intervistë me dy moderatorët Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro të cilat hynë brenda shtëpisë më të famshme...

Pothuaj 70% pozitiv opinioni i shqiptarëve të thjeshtë për luftën e SPAK-ut ndaj krimit

Nga Eduard Zaloshnja Në botën perëndimore porositen sondazhe rigoroze opinioni pothuaj të përditshme nga media të ndryshme, për të matur pulsin e qytetarëve të thjeshtë...

“Kam punuar në varrezat greke bleva 3 shtëpi”/Piktori: Në Shqipëri s’blej dot një kasolle

Piktori Helidon Haliti foli sot në emisionin “Quo Vadis” me moderatore Pranvera Borakajn për jetën e tij në Greqi dhe sfidat me të cilat...

Si ta kuptoni që dikush po ju gënjen?!

Në jetën tonë private dhe të punës, është e rëndësishme të kuptojmë nëse personi që kemi përballë thotë gënjeshtra apo është i sinqertë. Për...

Lajme të tjera

Web TV