test

Drejtësia, ose me standardin e Dumanit, ose me standardin e Salianjit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Për të kuptuar tanimë se SPAK ka vendosur autoritetin e tij dhe mbi pushtetin politik në Shqipëri, mjaftonte seanca e sotme dëgjimore me kryeprokurorin Dumani, i cili në fakt formalisht ishte thirrur të dëgjohej nga të pandehurit e tij. Bilanci i SPAK, goditjet ndaj korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe goditjet ndaj grupeve kriminale, janë një histori e re për drejtësinë shqiptare dhe një gjunjëzim i politikës së lidhur me krimin dhe një drejtësi shërbëtore të tyre.

Por në të njëjtën orë kur Dumani prezantonte këtë bilanc suksesi në Kuvend, një deputet i Kuvendit që arratiset rregullisht sa herë ka gjyq në Gjykatën e Tiranës, arriti të shtyjë për të disa dhjetëra herë, gjyqin ndaj tij në Apel, pasi është dënuar me një vit burg nga Shkalla e Parë.

Ervin Salianji, i cili sapo vjen data e gjyqit, ose arratiset vet, ose arratis avokatin, pastaj rikthehet dhe përpiqet të imitojë prokurorin në Kuvend apo shkallët e partisë, me sa duket nga makthi që i ka krijuar gjyqi. Me siguri mendon se duke imtuar prokurorin dhe duke akuzuar të tjerët, gjykata duhet të bindet në pafajësinë e tij.

Por ajo që tani është shqetësim serioz, është se steka e lartë e SPAK, ka krijuar dy standarde drejtësie në Shqipëri.

Së pari, autoriteti që ka krijuar SPAK dhe drejtësia me të cilën ka ndjekur në shumicën e rasteve çështjet, shfrytëzohet nga disa prokurorë në rrethe, për të vazhduar drejtësinë e vjetër me “autoritet” të ri të SPAK, duke krijuar një autoritet fals jo bazuar mbi dhënien e drejtësisë, por shitjen e saj më shtrenjtë.

E njëjta gjë ndodh dhe në sistemin e gjykatave. Gjyqtarë që kanë kaluar vetingun janë shpesh më brutalë dhe më të padrejtë se kanë qenë më parë, me sa duket nga krijimi i idesë së imunitetit.

Lexo edhe :  Mendja top… futbolli!

Një drejtor i një banke të nivelit të dytë në Tiranë më tregoi dje se si një gjykatëse nga këto që kanë kaluar vetingun në Fier, ka gjobitur bankën 10 milion euro për një spekulim të një klienti me një pronë që nuk donte ta shlyente.

Po kaq neveritëse është shtyrja për pesë vite e një gjyqi në Tiranë ndaj një deputeti, i cili nga një anë thërret për drejtësi e nga ana tjetër fshihet si mi nga drejtësia, sa herë e thërrasin në gjyq.

Shqipëria ka nevojë të unifikojë standardin e drejtësisë. Standardi që po vendos SPAK natyrisht është i lartë, por nëse ai nuk unifikohet dhe bëhet standard i hetimit në Shqipëri, atëherë shqiptarët do të përjetojnë një drejtësi dhe më të padrejte se më parë, pasi disa do përballen me hetime kur kanë të bëjnë me ministra, deputetë apo zyrtarë të lartë, e të tjerë do përballen me gjoba nga prokuroria kur kanë punë me hajdutë lokalë.

Kjo natyrisht ka nevojë për institucione kontrolli mbi drejtësinë, që qytetarët të marrin të njëjtin standard drejtësie si në SPAK, ashtu dhe në Tropojë, Sarandë, Fier apo Dibër. Qytetarët shqiptarë kanë të drejtën themelore të përballen me një standard drejtësie kudo ku jetojnë.

Nuk mund të kemi drejtësi të re, kur kemi dhe standardin e Dumanit, dhe standardin e Salianjit./E.

Të fundit

Belgjika nuk gabon sërish, Djajtë mposhtin Rumaninë dhe marrin fitoren e parë në Europian

Belgjika regjistron fitoren e parë në EURO 2024, me skuadrën e Tedesco-s që triumfoi 2-0 ndaj Rumanisë në ndeshjen...

Zi në botën e futbollit, ish-futbollisti i njohur dhe familja e tij humbasin jetën

Futbollisti 28-vjeçar i Al Jazira, Ahmad Abu Al-Atta së bashku me gruan dhe fëmijët e tij mbetën të vrarë pas një sulmi ajror izraelit,...

Hodhën fishekzjarrë nga një jaht dhe i vunë flakën pyllit, e pësojnë keq 13 persona

Autoritetet greke arrestuan 13 persona të shtunën pasi fishekzjarrët e nisura nga një jaht ndezën një zjarr në pyll në një ishull pranë Athinës,...

“Nga 15 mijë euro do marrësh 280”/ Zbardhen telefonatat e zhvatjes së italianëve

Top Channel ka zbardhur dosjen për mashtrimet përmes call centerave, ku 17 persona akuzohen se zhvatën 4.7 mln € nga 1200 italianë dhe i...

“Është djali më i bukur shqiptar”/ Adrola Dushi pranon lidhjen me këngëtarin e njohur

Tashmë nuk ka më dyshime! Modelja bukuroshe Adrola Dushi dhe këngëtari i famshëm Capital T janë në një lidhje dashurie. Lajmin e ka konfirmuar bukuroshja...

Lajme të tjera

Web TV