test

E keni ditue! Ja sa kafe duhet të konsumoni në ditë për qarkullimin e mirë të gjakut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konsumimi i tre filxhanë kafe në ditë zvogëlon rrezikun e sëmundjeve ose sulmeve në zemër, sipas një studimi të kryer së fundmi. Ata që e konsumonin rregullisht kafenë, kishin 12 për qind më pak shanse për të ndërruar jetë në moshë të re, sipas “The Sun”.

Rezultatet e studimit tregonin se njerëzit që konsumonin deri në tre filxhanë kafe në ditë, kishin një zemër më të shëndetshme, e cila funksiononte më mirë. Gjithashtu, kafja ngadalëson procesin e plakjes.

Përfitimet e tjera shëndetësore thuhet se përfshijnë mbrojtjen nga diabeti, sëmundjet e mëlçisë dhe dementia, si dhe djegia e yndyrës në trup.

Studiuesi Dr. Judit Simon tha: “Rezultatet tona sugjerojnë që konsumimi i rregullt i kafesë është i sigurt dhe 0.5 deri në tre filxhanë kafe në ditë ulin rrezikun e goditjes në tru, të vdekjes nga sëmundjet e zemrës dhe vdekjes nga një shkak tjetër.”

Dr. Simon dhe ekipi i tij moderuan për 11 vjet të dhënat mjekësore të njerëzve që u bënë pjesë e studimit në Mbretërinë e Bashkuar, duke filluar nga një moshë mesatare prej 56 vjeç.

Ata zbuluan se ata që konsumonin kafe kishin 21 për qind më pak shanse për të pësuar një goditje në tru. Ata që pinin më shumë se tre filxhanë në ditë ose asnjë filxhan kafe nuk gëzonin të njëjtat përfitime, thanë studiuesit për Kongresin e Shoqërisë Evropiane të Kardiologjisë./   S.M

Të fundit

Shqipëria e nis me humbje aventurën EURO2024, goli i Bajrami hyn në histori të turneut

Shqipëria e nisi me humbje rrugëtimin e saj në Euro 2024, pasi u mposht me rezultatin 2-1 nga kampionia...

De La Fuente: Jam shumë i lumtur, por të qëndrojmë me këmbë në tokë

Shumë i lumtur u shfaq tekniku i kombëtares spanjolle Luis de la Fuente, pas fitores bindëse 3-0 që skuadra e tij arriti me Kroacinë. “Jam...

Scholz: Propozimi i Putinit për paqe nuk është serioz

“Liderët e G7 nuk e diskutuan fare propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për paqe në Ukrainë, sepse të gjithë e dinin se propozimi...

Italia përmbys ndeshjen, realizon Barella ndaj kuqezinjve

Shqipëria 1-2 Italia Pritjes i erdhi fundi, Shqipëria rikthehet të luajë në Europian pas 8 vitesh mungesë. Kuqezinjtë do të sfidojnë Italinë në Dortmund, në...

Gol kuqezinjtë, Shqipëria ndëshkon Italinë në sekondat e para

Shqipëria 1-0 Italia Pritjes i erdhi fundi, Shqipëria rikthehet të luajë në Europian pas 8 vitesh mungesë. Kuqezinjtë do të sfidojnë Italinë në Dortmund, në...

Lajme të tjera

Web TV