test

“Ishte dashuri me shikim të parë”, Edlira dhe Alba rrëfejnë historinë e tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse ligji shqiptar nuk i njeh martesat e së njëjtës gjini, Edlira dhe Alba “kurorëzuan” dashurinë me një ceremoni në tarracën e bashkisë së Tiranës. Të dyja me fustan nusërie, kishin marrë dy pastorë nga Anglia për të lidhur martesën e tyre.

Në një intervistë, ato rrëfejnë historinë e tyre, që nga momentet kur detyroheshin të frekuentoheshin fshehurazi e deri te dita që zgjodhën të mos gënjejnë më dhe të përballen me çdo lloj mendimi.

Ishte dashuri me shikim të parë!”, kështu shprehen vajzat për 19 Marsin e 2010-ës, kur u njohën në një pub.

Alba thekson se vështirësitë kanë ardhur gradualisht, por paragjykimi i vërtetë nisi kur ato dolën hapur. “Kemi hasur më shumë urrejtje online. Mallkime, kërcënime…”, u shpreh ajo.

Po familjarët si e pritën raportin e tyre?

AlbaKa qenë dhe vazhdon të jetë e vështirë për ta.

Alba: Kur dola hapur, ishte rilindja ime! Sepse nuk të duhet të gënjesh më.

Edlira: Jam tironse e vjetër, paguaj taksa në këtë vend.

Alba: Askush nuk tha se ne po lidhemi ligjërisht, ne nuk shkuam te zyrat e bashkisë, por te tarraca që është për evente të tilla.

Të pranishme në martesën e tyre simbolike ishin dhe dy vajzat 3 vjeçare, binjaket që kanë ardhur në jetë me metodën invitro./    S.M

Të fundit

Pëson arrest kardiak, ndërron jetë pushuesi në plazhin e Spillesë

Një 66-vjeçar ka ndërruar jetën këtë të  hënë. Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Spillesë. Mësohet se 66-vjeçari ka humbur...

Në këto ditë të nxehta, kjo është temperatura ideale për kondicionerin

Kjo ndodh çdo vit. Temperaturat e jashtme fillojnë të nxehen, ju ndizni kondicionerin qendror dhe tani është koha e vendimit: Çfarë temperature duhet ta...

Saimir Tahiri paraqitet në SPAK, ish ministri i Brendshëm në hetim pasuror!

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri paraqitet në SPAK. Ai ishte i shoqëruar nga avokati Maks Haxhia ndërsa është thirrur nga prokurori Elvin Goga në lidhje...

Partia Demokratike protestë kombëtare më 12 dhe 13 korrik

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për t’i dhënë vulën Sali Berishës, PD do të organizojë protestë kombëtare në muajin korrik. Sipas burimeve të gazetarit...

Divorc i vërtetë apo fals?/ Si qëndron e vërteta për çiftin Meta-Kryemadhi

Gazetari Lavdrim Lita është shprehur se divorci mes kreut të PL-së, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit, është real. Komentet Lita i bëri në një lidhje...

Lajme të tjera

Web TV