test

“Ishte dashuri me shikim të parë”, Edlira dhe Alba rrëfejnë historinë e tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse ligji shqiptar nuk i njeh martesat e së njëjtës gjini, Edlira dhe Alba “kurorëzuan” dashurinë me një ceremoni në tarracën e bashkisë së Tiranës. Të dyja me fustan nusërie, kishin marrë dy pastorë nga Anglia për të lidhur martesën e tyre.

Në një intervistë, ato rrëfejnë historinë e tyre, që nga momentet kur detyroheshin të frekuentoheshin fshehurazi e deri te dita që zgjodhën të mos gënjejnë më dhe të përballen me çdo lloj mendimi.

Ishte dashuri me shikim të parë!”, kështu shprehen vajzat për 19 Marsin e 2010-ës, kur u njohën në një pub.

Alba thekson se vështirësitë kanë ardhur gradualisht, por paragjykimi i vërtetë nisi kur ato dolën hapur. “Kemi hasur më shumë urrejtje online. Mallkime, kërcënime…”, u shpreh ajo.

Po familjarët si e pritën raportin e tyre?

AlbaKa qenë dhe vazhdon të jetë e vështirë për ta.

Alba: Kur dola hapur, ishte rilindja ime! Sepse nuk të duhet të gënjesh më.

Edlira: Jam tironse e vjetër, paguaj taksa në këtë vend.

Alba: Askush nuk tha se ne po lidhemi ligjërisht, ne nuk shkuam te zyrat e bashkisë, por te tarraca që është për evente të tilla.

Të pranishme në martesën e tyre simbolike ishin dhe dy vajzat 3 vjeçare, binjaket që kanë ardhur në jetë me metodën invitro./    S.M

Të fundit

Shqipëria e nis me humbje aventurën EURO2024, goli i Bajrami hyn në histori të turneut

Shqipëria e nisi me humbje rrugëtimin e saj në Euro 2024, pasi u mposht me rezultatin 2-1 nga kampionia...

De La Fuente: Jam shumë i lumtur, por të qëndrojmë me këmbë në tokë

Shumë i lumtur u shfaq tekniku i kombëtares spanjolle Luis de la Fuente, pas fitores bindëse 3-0 që skuadra e tij arriti me Kroacinë. “Jam...

Scholz: Propozimi i Putinit për paqe nuk është serioz

“Liderët e G7 nuk e diskutuan fare propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për paqe në Ukrainë, sepse të gjithë e dinin se propozimi...

Italia përmbys ndeshjen, realizon Barella ndaj kuqezinjve

Shqipëria 1-2 Italia Pritjes i erdhi fundi, Shqipëria rikthehet të luajë në Europian pas 8 vitesh mungesë. Kuqezinjtë do të sfidojnë Italinë në Dortmund, në...

Gol kuqezinjtë, Shqipëria ndëshkon Italinë në sekondat e para

Shqipëria 1-0 Italia Pritjes i erdhi fundi, Shqipëria rikthehet të luajë në Europian pas 8 vitesh mungesë. Kuqezinjtë do të sfidojnë Italinë në Dortmund, në...

Lajme të tjera

Web TV