test

Bllokohet aksi Elbasan – Qafë-Thanë/ ARRSH publikon hartën: Ja si do devijohet qarkullimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se ditën e nesërme do të bllokohet aksi Elbasan-Qafë Thanë dhe si pasojë do të devijohet qarkullimi.

Në një postim në rrjete sociale, ARRSH bën me dije se do të nisë devijimi i trafikut në krahun e djathtë, në gjurmën e re të rrugës Elbasan/Librazhd, duke filluar nga km 1+440 (në dalje të fshatit Fushë-Labinot) deri në km 5+720 (në afërsi të stacionit të trenit Mirakë) duke përdorur gjurmën e re për të dy senset e lëvizjes vajtje-ardhje.

ARRSH-ja njofton se, menaxhimi i trafikut do kryhet sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut. Ndërkohë thuhet se kontraktori i punimeve në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të zbatimit të punimeve të kontratës “Zgjerimi i rrugës Elbasan-Qafë Thanë (Faza I), më datë 24.05.2024 do të kryet devijimi i trafikut në krahun e djathtë, në gjurmën e re të rrugës

Elbasan/Librazhd, duke filluar nga km 1+440 (në dalje të fshatit Fushë-Labinot) deri në km 5+720 (në afërsi të stacionit të trenit Mirakë) duke përdorur gjurmën e re për të dy senset e lëvizjes vajtje-ardhje.

Menaxhimi i trafikut do kryhet sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut.

Kontraktori i punimeve në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.

Me qëllim shmangien e aksidenteve, udhëzojmë drejtuesit e mjeteve, të zbatojnë sinjalistikën rrugore të vendosur në kantier.

Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë devijim./   S.M

Të fundit

Antibiotikët nuk po funksionojnë, Organizata Botërore e Shëndetësisë jep alarmin

Organizata botërore e shëndetësisë jep alarmin edhe një herë për rezistencën ndaj antibiotikëve. 32 lloje antibiotiku janë aktualisht në fazë...

Do të shpëtoni njëherë e mirë! 10 erëzat efikase kundër mushkonjave

Stina e verës sapo ka nisur. Më në fund! Tani mund t’i gëzohemi plazhit, shëtitjeve në natyrë, festave me miq, cicërimave të zogjve, nxirjes...

“Vura bast me djalin”/ Shqiptari që ndërpreu ndeshjen me Italinë zbulon pse hyri në fushë

Ndeshja Itali-Shqipëri u ndërpre për disa minuta mbrëmjen e kaluar pasi një tifoz shqiptar hyri në fushë. Mediat kanë zbuluar se tifozi në fjalë është...

“Tre Luanët” synojnë fitore në ndeshjen e parë, formacionet zyrtare të sfidës Serbi-Angli

Në në “Arena AufSchalke”, në Gelsenkirchen, në orën 21:00 nis dueli i nxehtë i Grupit C mes Serbisë dhe Anglisë, e paraprirë nga përplasjet...

VOA/ Kurban Bajrami, ja si u festua në Shqipëri

Mijëra besimtarë myslimanë po festojnë sot në Shqipëri Kurban Bajramin, një nga ditët më të rëndësishme të besimit të tyre. Ata u mblodhën herët në...

Lajme të tjera

Web TV