test

Heshtja politike pas zbritjes së Argitës në fushë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli PATA

Zbritja në fushën e betejës politike nga Argita Berisha ishte krejt e pritshme, e një kronikë totalisht e paralajmëruar.

Deklarata e saj së fundi se do të pranojë çdo rol që do ta shikojë në opozitë, nuk lë vend për dyshim. Megjithatë të bën përshtypje një heshtje politike e mjedisit opozitar për këtë zhvillim.

E vetmja që ka folur është Evi Kokalari, një përkrahëse e flaktë e foltores së Sali Berishës në fillimet e saj, e sot një kritike e saj. Zonja Kokalari nuk ka qenë fare dakord me këtë zhvillim, dhe këtë e ka bërë të ditur me dy qëndrime krejt të qarta.

Por të bën përshtypje mungesa e diskutimit si nga foltoristët e fillimit, ashtu edhe nga këta “të rinjtë”, përkatësisht Gaz Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj, gjithashtu, edhe nga mbështetësit mediatikë.

Pse kjo sordinë e tyre për këtë zhvillim që është realisht i rëndësishëm?

Duket se është më shumë se një arsye! Arsyeja e parë, është se e ashtuquajtura përrallë e bashkimit apo diversitetit që po mundohen ta tjerrin si një justifikim të bashkimit me foltoren nuk pi më ujë.

Jo vetëm në publik, por as në mjediset politike brenda Rithemelimit. Tashmë grupi i ndarë me pezm nga Lulzim Basha në korrikun e shkuar, nuk është aspak i bashkuar dhe kanë qëndrime e mendime të ndryshme, që duken edhe publikisht. Por pjesa më e rëndësishme është tek ata që nuk kanë folur.

Lëvizja e tyre nuk ka të bëjë aspak me një manovër “bashkimi”, pasi pak ose aspak kanë marrë me vete mbështetës, apo struktura demokrate.

Lëvizja e tyre brenda Kuvendit ishte “karta fituese” për ta përdorur si një manovër politike. E për ta mbajtur grupin e foltores në Kuvend si protagonistin politik të zhvillimeve. Gjë që ndodhi gjatë  “kryengritjeve të molotovëve”, e cila i dha këtij grupimi një marrëveshje krejt të dyshimtë me mazhorancën.

Lexo edhe :  Gjykata e vulës desh shurdhoi SPAK-un

Marrëveshje, e cila edhe sot e kësaj dite përveç të liruarve nga aministia nuk ka sjell ende gjë në dritë.

Megjithatë, problemi më i rëndësishëm që duket ndikon në heshtjen për çështjen “Argita” është pikërisht fakti se ky rast, përveç se shuan justifikimin politik të bashkimit, heq edhe shpresën reale për të qenë faktor politik në zgjedhjet e 2025.

Argita Berisha, sipas të gjitha gjasave do të jetë candidate për deputete në zgjedhjet parlamentare. E nga ana tjetër, ajo do të ketë peshën potenciale të hartimit të listës së kandidatëve për deputetë. Me çdo logjikë, Argita mund të bëjë edhe aleanca momentale, por në vija të trasha, do të zgjedhë një grup besnik pasi hapësira e listës fituese nuk është aspak e madhe.

Foltorja e Sali Berishës, sidomos me afrimin e zgjedhjeve, do të kërkojë faktorë elektoralë, jo zhurmues që nuk kanë mbështetës. Qëndrimi i doktorit kundër aksionit të SPAK kundër grupeve kriminale, ishte një akt politik i qartë që duket do të elaborohet në ditën në vazhdim.

Berishës, alias Argitës, i duhen njerëz në territor, e jo zhurmues që duan të dalin deputetë me betejën e të tjerëve. Ndaj heshtja është mjaft e rëndë, e qartësisht mund të quhet heshtje politike.

Të fundit

Albani fotograf? Miriam Cani na prezanton me ‘kartolinën’ më të ‘ëmbël’ të fundjavës

Çifti Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë padyshim një nga dyshet më të komentuara në shtypin rozë. Të dy...

Provimet e maturës/ Mehmeti: Numër i lartë ngelësish, ka cilësi të dobët mësimdhënie

Rezultatet e provimit të gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore tregojnë një rritje të ndjeshme të nxënësve mbetës. 952 nuk kanë mundur të kalojnë...

“Po vritemi për një vijë uji”, kunatat sherr në emision për kanalin/ Debatet

Një konflikt kunatash zhvillohet në “Shihemi në Gjyq”. Mersinia dhe Saimja kanë ardhur për një kanal uji. Siç u shpreh ndërmjetësja e rubrikës të...

Dhimbjet e kokës/ Cilat janë arsyet shëndetësore që i shkaktojnë

Dhimbjet e kokës janë shumë dimensionale dhe tepër të komplikuara. Secila prej dhimbjeve ka një burim të ndryshëm dhe simptoma unike. Rrjedhimisht trajtimi i tyre është...

Lajm i keq për Shqipërinë, dëmtohet titullari i sulmit

Jasir Asani rrezikon të mungojë për ndeshjen e radhës të Shqipërisë ndaj Kroacisë, në Europian. Sulmuesi i djathtë ka pësuar një dëmtim në këmbën e...

Lajme të tjera

Web TV