Themeluesi i Top Medias, Dritan Hoxha u përkujtua dje në 16 vjetorin e vdekjes së tij.
Më 23 maj 2008 Dritan Hoxha u nda nga jeta, pas një aksidenti tragjik të ndodhur në Tiranë.
Në këtë ditë, Lori Hoxha ka ndarë një letër publike për të atin, ku shkruan:
“Babit, ne pervjetorin e ikjes se tij.
I shkruajta Sares ne mengjes qe ndihem ne faj qe nuk jam me e trishtuar per ikjen tende, ne faj qe ndoshta hapsira midis momenteve kur te kujtoj do zgjatet sa me shume vite kalojne. E nderkohe qe shkruaja, mu mbushen syte me lot e mu mbush gjoksi me mall. Ne fakt ajo qe besoj une ka ndodhur eshte qe nuk e lejoj me dashurine per ty, te paperdorur e pafalur, te me plasi shpirtin, por e coj aty ku do doje ti qe ne te gjithe ta conim dashurine per ty; tek familja dhe Top Channel. Meritoje te jetoje me gjate e te shijoje me ne cdo kujtim por sic na pelqen ta themi ne ndonjehere per hir te te pandryshushmes eshte qe ike ne ngritje pa e pare kurre majen por as tatepjeten. Ndoshta sdo isha bere kjo qe jam po te me kishe shoqeruar 16 vitet e fundit e megjithate do ta zgjidhja cdo here ate rruge. Vazhdo te me japesh shenja. I shoh dhe te ndjek, e sa me shume punoj per endrrat e tua aq me shume te ndjej afer.”/E.Ç
View this post on Instagram