test

‘Made in Albania’, makina e parë e blinduar ushtarake prezantohet në Panairin e Parisit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas tre javësh do të prezanohet në panairin ‘Eurosatory’ në Paris makina e parë ushtarake shqiptare. Kështu shkruan ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ndërsa ka ndarë pamje nga vizita e tij në kompaninë shqiptare të automjeteve, TIMAK.

Sipas Peleshit, Shqipëria i ka kapacitetet të shpikë, të kërkojë, të gjejë, të krijojë dhe të patentojë.

“Së bashku me kompaninë e saj TIMAK, Arjeta po punon për prototipin e makinës së parë të blinduar ushtarake, #MadeInAlbania. Jam shumë i lumtur që Qendra jonë e Inovacionit i është bashkuar kësaj iniciative të bukur. Besimplotë që pas 3 javësh, në Paris, në panairin #Eurosatory ne do të prezantojmë me sukses këtë produkt shqiptar. Shumëkush mund të pyesë se si ka mundësi që një ekip me 75% vajza të reja, arrin të eksportojë makina në 20 shtete të botës dhe madje të guxojë të hyjë pa drojë në tregun e industrisë ushtarake.

Për të gjetur çelësin e suksesit, po ju tregoj çfarë më tha Arjeta gjatë vizitës time te TIMAK. “Më mori dikush në telefon nga Izraeli. Ishte shqiptare dhe kishte parë një ambulancë izraelite Made in Albania dhe ishte çuditur. Më ndodh shpesh që takoj njerëz që çuditen me ne. Ndërsa unë çuditem me çudinë e tyre,”-më tha ajo.Për të hedhur hapin drejt botës së zhvilluar, së pari duhet të kapërcejmë kompleksin tonë të inferioritetit intelektual. Po, Shqipëria i ka kapacitetet të shpikë, të kërkojë, të gjejë, të krijojë, të patentojë. Mbi 4000 PhD shqiptarë të diasporës janë ofruar për të kontribuuar në Shqipëri, më thanë përfaqësuesit e #AADF.I kemi të gjitha! Ka ardhur koha të guxojmë edhe në inovacion”, shkruan ai./kb

Lexo edhe :  Koncesioni i markimit i kalon shtetit, a do të ulet çmimi i naftës?

Të fundit

Dhimbjet e kokës/ Cilat janë arsyet shëndetësore që i shkaktojnë

Dhimbjet e kokës janë shumë dimensionale dhe tepër të komplikuara. Secila prej dhimbjeve ka një burim të ndryshëm dhe simptoma...

Lajm i keq për Shqipërinë, dëmtohet titullari i sulmit

Jasir Asani rrezikon të mungojë për ndeshjen e radhës të Shqipërisë ndaj Kroacisë, në Europian. Sulmuesi i djathtë ka pësuar një dëmtim në këmbën e...

Shqiptarët në Dortmund

Nga Ilir Yzeiri Manifestime të tilla të mëdha, siç janë Kampionati Europian apo ai botëror, disa herë, bëhen shfaqje gjigande ku parakalojnë më së shumti...

Shqiptarët duhet të braktisin natyrën hakmarrëse!

Nga Spartak Ngjela Por, a mund ta kapërcejmë këtë në një proces vetjak për të kaluar nga depresioni që të shkakton ideja e hakmarrjes, tek...

Premtimi i Berishës/ “Do dyfishoj rrogat dhe pensionet sapo të vij në pushtet”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një premtim për qytetarët gjatë fjalës së tij në protestën e përnatshme, në rrugën “Mustafa Matohiti”. Berisha tha se do...

Lajme të tjera

Web TV