test

Shkërmoqja e shoqërisë me burrecët që vrasin nënat e fëmijëve të tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Mes shqiptarësh, më shumë se sa viktimat e luftës për territore, ndarje të hesapeve të vjetra dhe shpërthimi i hakmarrjeve të reja, po rreshtohen të vdekurit e luftës brenda së njëjtës çati. Nuk është më ajo që jemi mësuar ta njohim si togfjalësh “dhunë në familje”. Janë vrasje të njëpasnjëshme e të përditshme.

Shoqëria është futur në një fazë të re. Problematike. Ajo po shkërmoqet.

Histeria e burrave për të vrarë gratë me kurore, apo që sa i kanë shkurorëzuar, po merr përmasa alarmante. Kjo po ndodh në territorin politik shqiptar por dhe mes shqiptarësh që jetojnë në vende të tjera të botës. Pra, shqiptarë gjithsesi.

Duket se këtu ka një “non sens”. Sepse nuk bashkërendohet logjika me veprimin. Dhe vetë veprimi dihet se është më i shpejtë se ajo që të orienton logjika. Madje nuk është as instinkt vetëmbrojtje. Ndoshta është diçka arkaike që herë herë del mbi sipërfaqe për të na treguar origjinën tonë të hershme e të dyshimtë si njerëz. Por me sa duket ky atavizëm po kthehet dhe në një trend modern.

Emancipimi i shoqërisë ka mbaruar. Jemi në një faqe të re, duhet ta pranojmë.

Burrat e sotëm nuk e quajnë veten burra po nuk bënë një bëmë. Më rastin më fatlum të shesin ndonjë kile hashash të papërpunuar e pasi të bëjnë ca muaj burg të hapen bythsh e të thonë: “Unë kom shkollën e jetës, se kam bo burg e i kam mbijetu më të fortëve“. Në qoftë se kanë mbijetuar, gjithmonë.

Në rast se nuk gjejnë dot një mundësi për të treguar aftësitë e tyre kriminale burrat me burra, atëherë një pjesë e tyre u drejtohen grave.

Epo kalohet jeta pa e ngul thikën në mish të huj?

Fadil Kraja, dramaturgu fort i njohur i teatrit Migjeni të Shkodrës, shkroi pjesën “Fisheku në pajë”. Domethënia e kësaj pjesë e kishte thelbin tek martesa, ku baba si prikë i jepte vajzës një fishek, me të cilin burri mund ta vriste në çdo kohë e të mos i jepje llogari kurrkujt. Kjo mund të ndodhte për çdo shkak banal dhe nëse çifti kishte nja 7 a 8 fëmijë siç e donte koha. Dhe nëse vrasja ndodhte baba nuk vinte në derë të dhëndrit për t’i kërkuar llogari: Pse ma vrare vajzën? Sepse e kishte dhënë pëlqimin paraprakisht. Jo në të gjitha rastet kuptohet. “Fisheku në pajë” jepej vetëm atëherë kur vajza kishte ndonjë “njollë në biografi”, si në rastin konkret të dramës, ku cuca kishte dal vullnetarë për të punuar për hapjen e udhës së hekurt. Dhe kjo për kohën cilësohej herezi. Ndaj vajza e meritonte plumbin nëse bënte “gëk-mëk”

Mirëpo kohët kanë ndryshuar. Shumëçka është sofistikuar. Se nuk flitet më për burra të dalë nga mesjeta, por për burra që i përkasin epokës së HighTech-ut. Dhe nuk është më puna te doket e zakonet, te kanuni i Lekës apo ai i Labërisë. Sot ka Kode të tjera. Ka kode që nuk njohin asnjë kod. Dhe vrasja më e lehtë e mundshme për bura që nuk e ngrenë dot dorën për gjëra më të rënda, e makabër, është vrasja e gruas. Se ajo është si pulë, e vret kur të duash.

U bë një periudhë e gjatë që edicionet informative, në televizionet shqiptare, hapen me krim. Dhe ka krime gjithfarësh në jetën tonë shoqërore. Por krimi në familje zë vendin e parë.

Po shuhen shqiptarët. Shoqëria po përjeton fazën e re ku është futur.

Psikologët kanë ngritur alarmin se kjo ka të bëjë me shëndetin mendor, një koncept ende tabu në shoqërinë shqiptare, i patrajtuar ose të themi që trajtohet shumë pak.

Lexo edhe :  “Minuta e fundit”, futbolli i rrejshëm me gola të pastër

Pse ke parë njeri ti që të pranojë se është budalla… Ne si shqiptarë, krimet i bëjmë nga mençuria.

-Ju i keni të dyja, jeni trim dhe i mençur… apo s’jeni dhe i bukur…

Kaq do shqiptari vëlla dhe ta mban në lule të ballit. Le të jesh femër beqare, nënë me shumë fëmijë. Opo dhe shtatzënë të jesh – raste kur bie dhe neni për ekzekutim – nuk pyet fare. Të çan barkun dhe i thotë ballë lartë burgut: hapu.

Tmerr i zi.

Kjo do dhe trimëri në fakt, se nuk është kollaj të ngulësh thikën. Ka burra që nuk vrasin as edhe një pulë, aq zemërpula janë.

-Kjo nuk ka logjikw, nuk luftohet kwshtu. Duhet luftuar me mend.

-Do zemër lufta. Zemwr, more vesh.

Mirë e ke, zemër luani madje.

Ca e ca kanë gjetur një marifet tjetër. Vrasin gruan, por vrasin dhe veten fill pas kësaj. Dhe këtë e bëjnë se i tremben opinionit publik. Kanë frikë të shkojnë dhe në burg. Se nuk e mbajnë dot hurin. Dhe katandiset burri… pa brekë fare.

Dhe pastaj ngrihemi të flasim për burra që u vranë në luftë për çështjen e Atdheut. Se ne si shqiptarë kemi dhe plot burra që nuk e çuan gjakun kot. Siç po ka plot të tjerë tanimë që e japin badjava. Nuk e çojnë as të banka e gjakut derdimenët. Por e lëshojnë rrugëve.

E ja, këta janë burrat e sotëm

U bë kohë që portalet dhe rrjetet sociale gëlojnë nga vrasjet që burrat u bëjnë grave. Nuk guxon të hapësh as televizorin për të ndjekur turret e kryeministrit. Sepse në vend të tij do të dali surrati i ndonjë shqiptari, me sy të errët e fytyrë eshkë, që ka vrarë gruan dhe policia e ka arrestuar në flagrancë.

Një shkollë tjetër sociologjie thotë se natyra e krimit në familje është e lidhur shumë dhe me faktorin ekonomik. Kjo pak a shumë do të thotë që kur s’ke para, ther gruan. Babai vret vajzën, vëllai motrën, burri gruan dhe së fundmi është futur në binarë dhe realiteti i ri që djali vret nënën. Epo punë e paqme. Ja u zgjidh çështja. Po paratë nga do vijnë? Meqë është fjala për ekonomi. Se në burg, zakonisht, dy paketa cigare të sjellin. Askush nuk të dorovit me 100 mijë euro në tabaka, për trimërinë që tregove në vrasjen e gruas apo të nënës.

Por është e kot t’u japësh shpjegim me formula të gatshme psikologësh ngjarjeve të tilla. Emëruesi i përbashkët i tyre është një dhe i thjeshtë: degradimi i shoqërisë. Dhe shkatërrimi i familjes do të vinte një ditë përderisa platforma të ndryshme janë në shërbim të kësaj kauze. Shkatërrimi i dhunshëm i familjes patjetër do të vinte përderisa në Shqipërinë moderne e liberale, ku vajzat martoheshin me fishek në pajë, tanimë një martese lesbikesh i bekon një njeri me rasë të zezë që pretendon se i shërben Zotit. Dhe dihet, pas precedentit vijnë raste të tjera. Dhe me siguri nuk do të vonojë kur në altar të na shfaqën për kurorëzim dy meshkuj.

Por të vrasësh një grua nuk je veç një burrec, se burrë nuk bëhesh dot. Të vrasësh nënën e fëmijëve të tu, nuk je as burrec më. Nuk ke as kujt t’i mburresh se bëre trimëri, se more gjakun dhe vure nderin e dinjitetin në vend.

 

Të fundit

Shqiptarët duhet të braktisin natyrën hakmarrëse!

Nga Spartak Ngjela Por, a mund ta kapërcejmë këtë në një proces vetjak për të kaluar nga depresioni që të...

Premtimi i Berishës/ “Do dyfishoj rrogat dhe pensionet sapo të vij në pushtet”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një premtim për qytetarët gjatë fjalës së tij në protestën e përnatshme, në rrugën “Mustafa Matohiti”. Berisha tha se do...

Antibiotikët nuk po funksionojnë, Organizata Botërore e Shëndetësisë jep alarmin

Organizata botërore e shëndetësisë jep alarmin edhe një herë për rezistencën ndaj antibiotikëve. 32 lloje antibiotiku janë aktualisht në fazë zhvillimi në të gjithë botën...

Do të shpëtoni njëherë e mirë! 10 erëzat efikase kundër mushkonjave

Stina e verës sapo ka nisur. Më në fund! Tani mund t’i gëzohemi plazhit, shëtitjeve në natyrë, festave me miq, cicërimave të zogjve, nxirjes...

“Vura bast me djalin”/ Shqiptari që ndërpreu ndeshjen me Italinë zbulon pse hyri në fushë

Ndeshja Itali-Shqipëri u ndërpre për disa minuta mbrëmjen e kaluar pasi një tifoz shqiptar hyri në fushë. Mediat kanë zbuluar se tifozi në fjalë është...

Lajme të tjera

Web TV