test

A flasin bandat për politikë në përgjime?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lutfi Dervishi

Një vit para zgjedhjeve SPAK mund të jepte një kontribut konkret duke hetuar përfshirjen në fushatë të “biznesmenëve, Investitorëve strategjikë, alias vrasësve me pagesë.

Në dosjen Metamorfoza 2 ku shfaqen figura të njohura të botës se krimit dhe politikës flitet për marrje peng, nxjerrje në pritë, vrasje dhe biznes.

Po çfarë   mungon në 240 faqet e akuzës?

Mungojnë dialogjet për zgjedhjet dhe komunikimet me politikanët.

Nëse themi se bandat janë përfshirë në zgjedhje me nxitje, bekim dhe mbështetje politike nuk kemi thënë asgjë të re.

Po pse janë veçuar rrëfimet dhe kontributet politike të 50 të akuzuarve në politikë?

Cila është arsyeja që hetimi është ndarë në lotë?

Një vit para zgjedhjeve SPAK mund të jepte një kontribut konkret duke hetuar përfshirjen në fushatë të “biznesmenëve, Investitorëve strategjikë, alias vrasësve me pagesë.

Ky hetim do të jepte shpresë se krimi zgjedhor më 2025 do të ulte pak kokën.

Është më shumë se naivitet të mendosh se në bisedat e tyre nuk është folur për politike, për zgjedhje,  për votime dhe për emërime.

Njerëz që diktojnë drejtore policie dhe kryetare bashkie afërmendsh që janë investuar në fushata.

Disa prej të akuzuarve janë të njëjtët personazhet të përfshirë në krimin zgjedhor në Durrës dhe Dibër. Prokurorët e SPAK  treguan mungesë kurajo  duke bërë ping pong me Prokurorinë e Dibrës (dosja 188) derisa arritën t’ia ngecin asaj hetimin që u katandis si kokoshi një thelë.

Ashtu si në dosjen e incineratorëve që u nda në tre lotë edhe te Metamorfoza janë të njëjtët njerëz që vrasin, bëjnë biznes dhe kontribuojnë për vota në zgjedhje. Krim, biznes, politike – ky është trekëndëshi i Bermudës ku nuk janë zhytur vetëm 50 të akuzuarit.

Lexo edhe :  Miti i PD-së dhe realiteti demokratik

Politika për krimin është si oksigjeni. Sa më shpejt të priten tubat e furnizimit aq më mirë për të gjithë.

Varianti që ata nuk kanë folur në “Sky” për politike ka pak gjasa të jetë i vërtetë se përndryshe na del që bandat i paskemi patur të depolitizuara. Emrat aty nuk te lënë asnjë pikëpyetje.

Pyetja është pse janë veçuar rrëfimet për “politikën”?/    S.M

Të fundit

Anglia mposht minimalisht Serbinë dhe merr kreun e grupit C, Bellingham vulos sfidën

Anglia përmbush pritshmëritë, fiton ndeshjen e parë të saj përballë Serbisë në Grupin C dhe merr kryesimin me pikë...

Albani fotograf? Miriam Cani na prezanton me ‘kartolinën’ më të ‘ëmbël’ të fundjavës

Çifti Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë padyshim një nga dyshet më të komentuara në shtypin rozë. Të dy artistët me profesionin e njëjtë...

Provimet e maturës/ Mehmeti: Numër i lartë ngelësish, ka cilësi të dobët mësimdhënie

Rezultatet e provimit të gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore tregojnë një rritje të ndjeshme të nxënësve mbetës. 952 nuk kanë mundur të kalojnë...

“Po vritemi për një vijë uji”, kunatat sherr në emision për kanalin/ Debatet

Një konflikt kunatash zhvillohet në “Shihemi në Gjyq”. Mersinia dhe Saimja kanë ardhur për një kanal uji. Siç u shpreh ndërmjetësja e rubrikës të...

Dhimbjet e kokës/ Cilat janë arsyet shëndetësore që i shkaktojnë

Dhimbjet e kokës janë shumë dimensionale dhe tepër të komplikuara. Secila prej dhimbjeve ka një burim të ndryshëm dhe simptoma unike. Rrjedhimisht trajtimi i tyre është...

Lajme të tjera

Web TV