test

Argita Malltezi paralajmëron se është gati të marrë drejtimin e Rithemelimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha doli dje në një konferencë për mediat, ndërsa ka paralajmëruar se do të futet në politikë, nëse e shikon të nevojshme, duke sfiduar hapur kështu ish-kandidatin për Kryetar i Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi dhe deputetin Dashnor Sula, të cilët kundërshtojnë katapultimin e saj në krye të Rithemelimit.

E pyetur nga gazetarët, ajo tha se shpreson që situata në vend të kalojë në hullitë e ligjshmërisë, ndërsa theksoi se procesi të Sali Berishës është një padrejtësi.

“Unë shpresoj që e gjithë situata në vend të bjerë në hullitë e ligjshmërisë dhe proceset të ndjekin rrugën e tyre ligjore, përfshirë edhe ato politike që kanë shinat e tyre të ligjshmërisë.

Sigurisht që do të qëndroj nëse mendoj që është një padrejtësi ndaj të cilës duhet qëndruar. Aktualisht në qëndrojmë në këtë formë që po e bëj sot, por mund ta përshkallëzoj duke marrë vendime të tjera drejt politikës”, deklaroi ajo.

Më tej zonja Argita Malltezi, ka deklaruar se procesi ndaj Berishës është politik. Ajo ka akuzuar Prokurorinë e Posaçme se ka bërë mashtrim topografik në çështje, ndërkohë që ka shtuar se ndërrimi i destinacionit të Kompleksit Partizani u bë nga Edi Rama në vitin 2006.

“Procesi ndaj Sali Berishës është politik. Berisha dhe Malltezi janë të burgosur politik, sipas përkufizimeve të akteve ndërkombëtare. Sa herë Edi Rama në Asamblenë apo Kongresin e PS ka kërkuar që SPAK të veprojë ndaj Berishës, prokurorët kanë instesifikuar veprimet e tyre.

Altin Dumani, Millonai dhe Kraja po bëjnë një proces fiktiv ndaj Berishës. Ka falsifikime nga hetuesit për procesin ndaj Sali Berishës. Ndërrimi i destinacionit të Kompleksit Partizani u bë nga Edi Rama në vitin 2006. SPAK ka bërë mashtrim topografik në çështje”, u shpreh ajo.

Faktet

Po ashtu Argita në fjalën e saj gjatë konferencës, ka bërë me dije se kalimi që SPAK ka bërë nga një çështje në tjetrën pa pasur asnjë rezultat konkret, bën që të ngrihen pikëpyetje në lidhje me efektivitetin dhe drejtimin e hetimeve.

“Çfarë kanë bërë këto 2 muaj SPAK dhe eventualisht i ka dorëzuar këto dokumenta në GJKKO, mbahet në arrest Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi sepse tashmë SPAK po heton nëse ka pasur apo jo oponencë teknike projekti i arkitektit Libeskin, apo nëse ka pasur apo jo mbrojtje kundër zjarrit objekte të ndërtuara 20 vite më parë dhe sigurisht këta janë gjëra pa asnjë lidhje me ish-kryeministrin e vendit, nuk ka asnjë përgjegjësi ish-kryeministri i vendit nëse një shoqëri tregtare ka respektuar apo jo këto kërkesa por siç rezulton këto janë respektuar.

Nuk merret oponenca për çdo ndërtim që bëhet në Tiranë, ky projekt e ka oponencën teknike pavarësisht se është bërë nga një prej arkitektëve më të mirë të botës, oponenca është në dosje dhe ky raportim i SPAK ka zero përmendje të emrit të Sali Berishës,” nënvizoi Malltezi.

Lexo edhe :  Çfarë do bëni nëse merret masë arresti ndaj Kryemadhit? Meta habit me përgjigjen e tij

Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në “arrest shtëpie”. Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Reagon Kokalari

Ndërkohë sa i takon ambicies së Argita Malltezit ka reaguar edhe aktivistja Evi Kokalari në rrjetet sociale.

“Në nëntor të 2022, ishte takimi im i fundit me Berishën, ku i thashë që po mendoja seriozisht të kthehesha të merresha me politikë në Shqipëri. Kjo ishte mbasi kalova vargun e eksperiencave me Këshillin Kombëtar, zgjedhjet apo fiaskon e Forumit Rinor, dhe manipulimet e ‘primareve’ për bashkinë e Tiranës, ku fitues doli ai që ishte parapërcaktuar nga koalicioni Meta-Berisha, diçka që e kisha nuhatur që mbas Kuvendit të 30 Prillit, 2022 – pra, me pak fjalë, kisha kuptuar si funksiononte PD-ja! Në mendjen time kisha vendosur të gjeja një metodë tjetër për ta ndryshuar PD-në.

Nga brenda! Berisha dukej entuziast dhe diskutuam mundësinë që të dilja në fushatë nëpër rrethet me kandidatët e Rithemelimit, që mendoja do t’i jepte një dorë atyre, por i thashë Berishës që të paktën të gjehej një mënyrë të isha pjesë e Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë. Berisha tha ‘nuk mbledh dot Kuvend tjetër’ dhe duhej të angazhohesha si e jashtme. Pra, urdhrat t’i merrja nga Albana Vokshi e Belind Këlliçi.

Kjo ishte totalisht e papranueshme nga unë. Nejse, çuditërisht, dy kuvende u bënë mbas kësaj brenda një viti. Një mbas humbjes së thellë të zgjedhjeve lokale, ku Berisha rikonfirmoi veten, dhe e dyta në Dhjetor për të bërë prezantimin e Argitës si pasuese e të atit.

Gjithsesi, po atë Nëntor, dhe akoma në Tiranë, drekova me një mik të vjetër, pjesë e atyre që më kanë njohur mire që në vitet 1990-1996. Personazh shumë i njohur në Shqipëri, i afërt dhe me klanin e Berishës, dhe pse rri shumë larg politikës, më thotë qe ‘do ishte ideale ta merrje t’i PD. Njerëzit janë super të lodhur dhe ky vend ka nevojë për diçka të re dhe të sinqertë, me principe të qarta’.

Qesha dhe i thashë, sapo i thashë Berishës po mendoj të kthehem, por dhe mundësinë e të qenit pjesë e Këshillit Kombëtar apo Kryesisë nuk duket se do ta bej të mundur. Okay, thotë ai – do flas tërthoras me … dhe thotë emrin e dikujt të klanit.

Dy ditë më vonë morra avionin për në New York. Një jave më vonë, marrë një tekst nga personi në fjalë ku shkruante shkurt “Për atë që folëm – nuk do Argita!””, shkroi Kokalari në rrjetet sociale./    S.M

Të fundit

Anglia mposht minimalisht Serbinë dhe merr kreun e grupit C, Bellingham vulos sfidën

Anglia përmbush pritshmëritë, fiton ndeshjen e parë të saj përballë Serbisë në Grupin C dhe merr kryesimin me pikë...

Albani fotograf? Miriam Cani na prezanton me ‘kartolinën’ më të ‘ëmbël’ të fundjavës

Çifti Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë padyshim një nga dyshet më të komentuara në shtypin rozë. Të dy artistët me profesionin e njëjtë...

Provimet e maturës/ Mehmeti: Numër i lartë ngelësish, ka cilësi të dobët mësimdhënie

Rezultatet e provimit të gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore tregojnë një rritje të ndjeshme të nxënësve mbetës. 952 nuk kanë mundur të kalojnë...

“Po vritemi për një vijë uji”, kunatat sherr në emision për kanalin/ Debatet

Një konflikt kunatash zhvillohet në “Shihemi në Gjyq”. Mersinia dhe Saimja kanë ardhur për një kanal uji. Siç u shpreh ndërmjetësja e rubrikës të...

Dhimbjet e kokës/ Cilat janë arsyet shëndetësore që i shkaktojnë

Dhimbjet e kokës janë shumë dimensionale dhe tepër të komplikuara. Secila prej dhimbjeve ka një burim të ndryshëm dhe simptoma unike. Rrjedhimisht trajtimi i tyre është...

Lajme të tjera

Web TV