test

“Derën po ta lë hapur”/ Ja fjalët që policja i shkruajti për herë të fundit të dashurit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbuluar nga vetëvrasja e efektives së policisë, pasditen e djeshme në kryeqytet, me armën e shërbimit.

“Kur të vish derën po ta lë të hapur, zoti të ruajt”, i ka shkruajtur policja të dashurit të saj, i cili është vënë në prangat e policisë.

Sipas informacioneve, menjëherë sapo i dashuri e ka gjetur të pajetë 21-vjeçaren, ka marrë telefonin dhe ka fshirë mesazhet

I arrestuari dyshohet si shkaktari i vetëvrasjes, për këtë arsye është vënë në pranga. Ndërkohë që dyshohet se ata kanë pasur konflikt normal në çift.

21-vjeçarja Aldorjana Loshi, efektive në komisariatin nr.5 në Kamëz i dha fund jetës me një plumb në gjoks me armën e shërbimit.

Dyshohet se ajo ishte e vetme në shtëpi kur i dha fund jetës jetës, ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të hapur derën e banesës së saj.

E reja me origjinë nga Klosi i Mirditës jetonte e vetme në rrugën “Ali Demi” në Tiranë dhe prej një viti e gjysmë punonte në komisariatin nr.5 si patrullë e përgjithshme. Efektivja nuk e kishte babanë, ndërsa la pas nënën dhe një vëlla më të vogël.

Njoftim i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në rrugën “Todi Shkurti”, është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetases A. L., dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me shtetasen A. L., në telefonin e saj./    S.M

Të fundit

Nga fillimet në televizion, familja dhe BBV , rrëfimi i veçantë i Ledion Liços

Ledion Liço ishte i ftuar në Top Arena, ku si rrallë herë foli për jetën e tij personale, por...

Eksperti: Hetimet e SPAK stepin tregun e shitblerjes së pronave

Sinjalet që po vijnë nga tregu i pasurive të patundshme tregojnë se gjatë këtij viti 2024, ka një hezitim të shitblerjes së pronave. Shkak për...

Në Tiranë nuk ka më qira mujore nën 350 euro, një nga zonat është më e mbivlerësuara

Të dhënat që vijnë nga agjentët imobiliarë në treg flasin se në Tiranë nuk gjen më një banese me kushte të mira nën 350...

52 vite mjek i minatorëve në Memaliaj; nuk u largova as kur më kërkuan në Tiranë

Lindur më 17 qershor 1948 në Salari të Tepelënës, Sefer Xhaferr Shehu studioi për mjekësi, dhe pas diplomimit në korrik 1971, filloi punë në...

Se si partitë e ekstremit të djathtë joshën votuesit e rinj në të gjithë Evropën

Albena Azmanova   Nuk ishte befasi që partitë e ekstremit të djathtë dolën mirë në zgjedhjet evropiane – sondazhet e kishin parashikuar vazhdimisht triumfin e tyre....

Lajme të tjera

Web TV