Dhjetëra të vdekur nga i nxehti ekstrem në Meksikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjithsej 48 persona kanë vdekur brenda dy muajve për shkak të të nxehtit ekstrem në Meksikë, me pothuajse gjysmën e vdekjeve të regjistruara vetëm gjatë javës së kaluar, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Gjithsej 956 persona janë trajtuar për goditje nga nxehtësia, dehidratim dhe djegie nga dielli që nga fillimi i sezonit të nxehtë – në mes të marsit. Goditja nga nxehtësia ishte shkaku më i zakonshëm i vdekjeve.

Temperaturat në 27 nga 32 shtetet e vendit të Amerikës Latine janë aktualisht mbi 40 gradë Celsius. Të enjten, temperaturat në qytetin verior të Monclova në shtetin e Coahuila ishin deri në 46 gradë.

Përveç kësaj, ka rënë shi më pak se zakonisht në këtë periudhë të vitit, në pjesë të mëdha të vendit.

“Nga nxehtësia ekstreme po vuajnë edhe kafshët. Në shtetet jugore të Tabasco dhe Chiapas, dhjetëra majmunë ulëritës së fundmi ranë nga pemët të ngordhur ose u dërguan per trajtim mjekësor për shkak të dehidratimit”, sipas organizatave mjedisore./kb

Të fundit

“Nuk të marr leje se ku futem unë”/ Tensione te “Shëndetësia”, Vokshi përplaset me Koçin

Komisioni Hetimor për Koncesionet dhe Check-Up është shoqëruar me debate të ashpra këtë të enjte. Ndreca ka “akuzuar” Vokshin...

Daja vrau mbesën 11- vjeçare në Greqi, i vihet zjarri banesës së autorit!

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Greqi, (10 qershor) ku daja vrau me një kaçavidë mbesën e tij 11 vjeçare me kaçavidë, pasi...

Korçë/ Shkoi të mblidhte çaj tek Qafa e Gjarprit, burri rrëzohet nga shkëmbi gjen vdekjen

Bie nga shkëmbi ndërron jetë mjë person. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në Moglicë të Maliqit në vendin e quajtur Qafa e Gjarprit. Sipas dëshmive banori...

Paralajmëron SHBA: Rusia mund të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale

Bloomberg ka raportuar se një numër në rritje i kundërshtarëve të SHBA-së, të udhëhequr nga Rusia, janë përpjekur të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale të vitit...

Begaj vizitë zyrtare në Shkup, merr pjesë në Samitin e SEECP

Presidenti Bajram Begaj ditën e sotme do të jetë në Shkup për Samitin e SEECP, ( Samiti i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore) Ai...

Lajme të tjera

Web TV