test

‘E fajin ty ta hedh’, Xhensila Myrtezaj reagon pas këngës së Bes Kallakut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Divorci i Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt ka qenë kryefjala e mediave muajt e fundit. Si një nga çiftet më të dashura, dyshja vendosi të ndahej pa shumë bujë, por me shumë vend për aludime.

Ndonëse kanë zgjedhur të mos flasin, Besi në këngën e tij të fundit duket se ka zbuluar pak nga ajo që ka ndodhur me ish-bashkëshorten e tij. Ai ka publikuar këngën e tij të re, një bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj.

Teksti i kësaj kënge është shkruar nga vetë ai dhe komentuar nga Besi si ‘tekst shpirti’ është nënkuptuar se tregon gjendjen emocionale të tij momentalisht. Kënga është kuptuar nga fansat si dedikim për ish-partneren e tij, Xhensilën, për shkak të ndarjes së tyre.

“Nga mosmirënjohja, unë ta ktheva shpinën, a do mbash mëkatin, a do bësh viktimën…”, thuhej ndër të tjera në këngën e re të tij. Por rrjeti ka shpërthyer në komente negative ndaj këngëtares, duke i hedhur asaj fajin për fundin e martesës së tyre.

Mes kritikave dhe akuzave të ashpra ndaj saj, Xhensila Myrtezaj ka reaguar në një postim në rrjetet sociale, ku ka publikuar disa vargje të poezisë “Në mundsh…” të Rudyard Kipling.

“Në mundsh të ruash arsyen kur bota humbet fillin

e fajin ty ta hedh dhe vehtes t’i besosh,

sa herë te ty dyshojnë e s’të perfillin,

por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh…

në mundsh të rrish në pritje nga pritja palodhur,

a kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,

madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur,

me thjeshtësi me to pa rënë ndesh…”,

Këto janë vargjet e zgjedhura nga këngëtarja, siç duket si përgjigje ndaj akuzave të Bes Kallakut, si edhe komenteve negative të ndjekësve.  /   S.M

Lexo edhe :  Çfarë po 'gatuajmë' të dy? Takim "sekret" mes Ledion Liços dhe Eglës, publikohet fotoja

“Bota fajin ty ta hedh”/ Reagimi i Xhensilës pasi fansat

Të fundit

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange kthehet në shtëpi pas 14 vitesh beteja ligjore

Gjykatësja Ramona Manglona pranoi deklarimin e tij të fajësisë për komplot për marrjen dhe zbulimin e dokumenteve të fshehta...

Shefi i Pentagonit flet në telefon me Ministrin e Mbrojtjes të Rusisë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, zhvilloi të martën një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes të Rusisë, Andrei Belousov, lidhur me rëndësinë e...

15 vjet pa mbretin e Pop-it Michael Jackson

Pesëmbëdhjetë vjet pas vdekjes së tij, më 25 qershor 2009, Michael Jackson mbetet një nga gjenitë absolut të muzikës Pop dhe një balerin i...

‘The Sun’: Vizitoni Lumin e Shalës, ‘Tajlanda e Shqipërisë’ me ujëra të pastra kristal

‘Një cep i botës’ pak i njohur për vizitorët e Evropës Lindore i konsideruar si një Tajlandë në miniaturë, me ujëra bruz dhe fluturime...

Shkodër/ Shkrumbohen nga flakët 4 banesa në lagjen ‘Skënderbeg’

Katër banesa janë djegur në lagjen ‘Skënderbeg’ në Shkodër. Flakët nisën nga një banesë 2-katëshe më pas zjarri u përhap duke djegur edhe 3...

Lajme të tjera

Web TV