test

F1/ Leclerc merr Pole Position në Çmimin e Madh të Monakos, Verstappen niset i gjashti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Charles Leclerc shkëlqen në shtëpi. Piloti i Ferrarit ka vendosur kohën më të mirë në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Montecarlos, duke siguruar “pole position”-in për garën, që do të mbahet të dielën.

Leclerc vendosi kohën një minutë 10 sekonda dhe 256 të mijtat, më shpejt se kushdo, teksa fill pas tij vendosi kohën e dytë më të shpejtë Oscar Piastri, i cili do të niset i dyti në garën e Monacos.

“Pole Position”-i i 24-t në karrierë për Leclerc dhe i treti në Monaco, me pistën e shtëpisë, që mbetet e preferuara për pilotin e Ferrarit, i cili të dielën do të provojë të fitojë edhe garën.

Edhe në radhën e dytë do të ketë një makinë Ferrari e një McLaren, pasi Carlos Sainz do të niset i treti dhe George Russel i katërti. Vetëm vendi i gjashtë për Maxverstappen, që u pa dukshëm më i ngadaltë se Ferrari i Leclerc në provat e Monacos, megjithatë gara mund të sjellë surpriza.

Nisja e plotë e pilotëve:

Të fundit

“Të Bashkuar në Sakrificë dhe Mirësi”, krerët e shtetit mesazhe për Kurban Bajramin

Në ditën e shenjtë të Kurban Bajramit, politikanët shqiptarë u bënë bashkë për të uruar besimtarët myslimanë dhe për...

Politika qesharake në ditët e Evropianit

Nga ROLAND QAFOKU “Jam në Rinas. Po iki në Gjermani për ndeshjet”. “Jam në Gjermani për kombëtaren”. Nuk kam kohë. Rrezikoj të më ikë avioni”....

Leku ‘gropos’ euron, mësoni si këmbehen monedhat e huaja sot

Sot, më 17 qershor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93 ekë dhe shitet 94 lekë. Euro sot blihet me 99.8 lekë, ndërsa...

Horoskopi për ditën e sotme, 17 qershor 2024

Dashi Ti e di se sa e rëndësishme është balanca, apo jo? Mërkuri dhe Neptuni duan që të sfidosh veten dhe t’i lësh në të...

Lajme të tjera

Web TV