test

Kthjellime dhe vranësira, temperaturat pësojnë rritje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si pasojë e kalimit të një sistemi frontal i pasur me lagështirë do të kushtëzojë në territorin shqiptar mot të paqëndrueshëm, ku vranësirat e dendura do të jenë dominante: më të theksuara në zonat veriore dhe veriperëndimore, ku priten edhe rrebeshe të izoluara shiu.

Herë pas here do të ketë intervale me kthjellime. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të shtojë vranësirat në të gjithë territorin e vendit duke rrezikuar reshje shiu në zonat e ulëta dhe të gjithë zonën malore; herë pas here priten edhe rrebeshe.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore 8°C minimalja deri në 29°C vlera maksimale.

Era do të fryjë e lehtë por herë pas here mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës përgjatë 24 orëshit do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat hera herës do të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu: më të theksuara reshjet paraqiten në zonat kufitare me Shqipërinë. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 24°C. Era do të fryjë mesatare paradite, por deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Përgjatë ditës së shtunë; republika e MV do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje shiu, ku më të theksuara reshjet do të jenë në zonat perëndimore dhe jugperëndimore. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin shpeshtim të vranësirave dhe rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të MV. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje gjatë orëve të mëngjesit dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 26°C. Ndërkohë parametri i erës do të paraqitet e lehtë dhe herë pas here mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi permanent verior.

Lexo edhe :  Drejtoria e Përgjithshme e Doganave del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Europa

Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare në verilindje të Europës me ndikim deri në Baltik do të sjellë vranësira dhe reshje shiu në rajonin e Baltikut si edhe të gjithë Lindjen e kontinentit. Po ashtu, si pasojë e kalimit të një sistemi frontal nga Atlantiku drejt qendrës së kontinentit do të sjellë; rrebeshe shiu si edhe mini stuhi të forta ere në Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre ndërsa nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta do të paraqiten ishujt Britanikë, gadishulli Skandinav si edhe gadishulli Iberik./   S.M

Të fundit

Anglia mposht minimalisht Serbinë dhe merr kreun e grupit C, Bellingham vulos sfidën

Anglia përmbush pritshmëritë, fiton ndeshjen e parë të saj përballë Serbisë në Grupin C dhe merr kryesimin me pikë...

Albani fotograf? Miriam Cani na prezanton me ‘kartolinën’ më të ‘ëmbël’ të fundjavës

Çifti Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë padyshim një nga dyshet më të komentuara në shtypin rozë. Të dy artistët me profesionin e njëjtë...

Provimet e maturës/ Mehmeti: Numër i lartë ngelësish, ka cilësi të dobët mësimdhënie

Rezultatet e provimit të gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore tregojnë një rritje të ndjeshme të nxënësve mbetës. 952 nuk kanë mundur të kalojnë...

“Po vritemi për një vijë uji”, kunatat sherr në emision për kanalin/ Debatet

Një konflikt kunatash zhvillohet në “Shihemi në Gjyq”. Mersinia dhe Saimja kanë ardhur për një kanal uji. Siç u shpreh ndërmjetësja e rubrikës të...

Dhimbjet e kokës/ Cilat janë arsyet shëndetësore që i shkaktojnë

Dhimbjet e kokës janë shumë dimensionale dhe tepër të komplikuara. Secila prej dhimbjeve ka një burim të ndryshëm dhe simptoma unike. Rrjedhimisht trajtimi i tyre është...

Lajme të tjera

Web TV