Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Vendet e lira të punës/ Vetëm 7.6% e tyre kërkojnë arsim të lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më datën 21 maj, Agjencia Kombëtare e Punësimit shpalli rreth 2010 vende të lira pune në të gjithë vendin, por nga përpunimi i të dhënave, sipas nivelit arsimor, vetëm 7.6% e tyre kërkonin diplomë bachelor dhe më pak se 4% kërkonin studimet në nivelin master.

Orientimi i ekonomisë nga prodhimi te shërbimet ka ulur më tej kërkesën për aftësi në punë. Ofertuesit më të mëdhenj të vendeve të punës aktualisht janë baret, hotelet dhe restorantet, të cilët janë duke kërkuar më së shumti krah të thjesht pune, si pastrues, kamerier, punonjës në kuzhinë, baristë etij.

Nga 2010 vende të lira pune të shpallura, vetëm 154 oferta kërkonin arsim me bachelor dhe vetëm 80 nivelin master.

Ofertat më të shumta janë për “punëtor krahu” dhe kryesisht për punonjës pa aftësi arsimore.

Kohët e fundit, qeveria është angazhuar për të sjellë nga Filipinet mijëra punonjës për sektorët e turizmit, teksa popullsia vendase, sidomos të rinjtë, e arsimuar nuk po integrohen në tregun e punës. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se dy vitet e fundit është rritur ndjeshëm papunësia tek të rinjtë.

Vendet e lira të punës/ Vetëm 7.6% e tyre kërkojnë

Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç ishte 22,0% në tremujorin e fundit të vitit 2023. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022, ky tregues u rrit me 0,6 pikë përqindje. Ndërsa për grupmoshën 30-64 vjeç, shkalla e papunësisë ishte 7,9% në tremujorin e fundit 2023.

Në fund të tremujorit të katërt 2023, papunësia afatgjatë te grupmosha 15-29 vjeç arriti në 14.3%, me rritje 2 pikë për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2023 (Shkalla e papunësisë afatgjatë mat papunësinë në lidhje me kohëzgjatjen e papunësisë).

Lexo edhe :  Fluks në Morinë, shqiptarët e Kosovës drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën

Madje në tremujorin e tretë 2023, papunësia afatgjatë te kjo grupmoshë ishte 15%, nga 11.9% në tremujorin e tretë 2022. Të dhënat e INSTAT tregojnë se papunësia afatgjatë te të rinjtë e moshës 15-29 vjeç arriti në nivelin më të lartë që nga viti tremujori i parë i vitit 2017.

Nga viti 2019 deri në 2023, numri i të rinjve 15-29 vjeç ra me 94 mijë, ose me 13.7%, por nga ana tjetër, numri i të rinjve që kërkojnë punë është rritur dhe te papunët afatgjatë gjithashtu.

Anketa të tjera që kanë matur emigracionin potencial, kanë treguar se vështirësitë në punësimin e të rinjve janë shkaktari kryesor për emigrimin e tyre.

Modeli ekonomik që ofron Shqipëria nuk kërkon shumë aftësi dhe gjithnjë po ushtron presion që personat e arsimuar të emigrojnë jashtë vendit./ Monitor.al/    S.M

Të fundit

Krizë tek Milani, “kuqezinjtë” ndalen në barazim edhe ndaj Lazios

Milani është ndalur në barazim me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj Lazios në kuadër të javës së tretë në...

Lista Serbe: Ndërkombëtarët të veprojnë që të ndalen veprimet e njëanshme të Kurtit

Lista Serbe u ka bërë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që të veprojnë në mënyrë urgjente për të parandaluar, siç tha ky subjekt, lëvizjet e reja...

Studimi i lëvizjeve të bebeve mund të paralajmërojë për autizmin

Disa lloje diagnozash, si p.sh. për autizmin, mund të pikasen më herët duke studiuar se si lëvizin bebet, thonë shkencëtarët në Universitetin e Sussexit...

Angelina Jolie s’pranon të flasë për divorcin me Brad Pitt

Angelina Jolie ka refuzuar me mirësjellje të përgjigjet në një pyetje mbi divorcin e saj me aktorin Brad Pitt në një intervistë të re...

Tani është zyrtare, Jadon Sancho është lojtari i ri i Chelsea

Chelsea ka njoftuar transferimin e Jadon Sanchos në formë huazimi nga Manchester United, 21 orë pas mbylljes së afatit kalimtar veror. Anglezi u transferua te...

Lajme të tjera

Web TV