test

Cila ka qenë dallga më e madhe e emigracionit shqiptar pas vitit 1990?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduard Zaloshnja

Në fund të vitit 1989 – para se të hiqeshin telat me gjemba nga kufijtë e Shqipërisë – në regjistrin e Gjendjes Civile figuronin 3.21 milionë shtetas shqiptarë.  Nga këta, sipas regjistrimit të popullsisë që u krye atëherë, 99% jetonin brenda vendit – vetëm 32 mijë shtetas rezultonin emigrantë (politikë apo ekonomikë).

Në fund të vitit 2023, në regjistrin e Gjendjes Civile figuronin 4.65 milionë shtetas shqiptarë.  Nga këta, sipas një vlerësimi të përafërt statistikor që kam bërë bazuar në një sondazh rigoroz në terren, rreth 57% jetonin brenda vendit. Pra, rreth 2 milionë rezultonin në emigracion.

Po cilat janë etapat e rritjes së numrit të emigrantëve nga 0.03 milion më 1989, në 2 milionë deri në fund të vitit 2023?

Vitet ’90 shënuan një eksod biblik të shqiptarëve drejt Italisë, Greqisë, e vendeve të tjera. Si rezultat, në vitin 2001 kishim pothuaj 1 milion shtetas shqiptarë jashtë vendit – në regjistrin e Gjendjes Civile figuronin pothuaj 4 milion shtetas shqiptarë, ndërsa nga regjistrimi i popullsisë në fund të vitit 2001, numri total i banorëve rezultoi 3 milionë.

Në dekadën e dytë të demokracisë, eksodi i shqiptarëve vazhdoi, por jo më me përmasa biblike – numri i shtetasve shqiptarë jashtë vendit u rrit nga 1 milion që ishte më 2001, në 1.5 milion më 2011 (u shtuan 0.5 milion). Konkretisht, në regjistrin e Gjendjes Civile figuronin 4.3 milionë shtetas shqiptarë, ndërsa nga regjistrimi i popullsisë në fund të vitit 2011, numri total i banorëve rezultoi 2.8 milionë.

Edhe në dekadën e tretë të demokracisë, eksodi i shqiptarëve vazhdoi, por ishte i barabartë me atë të dekadës paraardhëse – numri i shtetasve shqiptarë jashtë vendit u rrit nga 1.5 milion që ishte më 2011, në 2 milion më 2023 (u shtuan 0.5 milion). Konkretisht, në regjistrin e Gjendjes Civile figuronin në fund të vitit 4.65 milionë shtetas shqiptarë. Ndërsa nga një vlerësim i përafërt statistikor që kam bërë (bazuar në një sondazh rigoroz në terren vjet në vjeshtë), rezultoi se banonin në vend rreth 2.65 milionë nga këta shtetas.

Lexo edhe :  Rama liston projektet në infrastrukturë/ “Aeroporti i Vlorës operacional në verën e 2025”

Prej kurbës së emigracionit nga dekada në dekadë (shihni grafikun shoqërues), mund të konstatohet se ritmi i emigracionit është ngadalësuar në krahasim me dekadën e parë të eksodit të madh, por mbetet përsëri shqetësues për zbrazjen e vendit nga popullsia. Nëse emigracioni vazhdon me ritmin aktual, pas pesë vjetësh, do të kemi më shumë shtetas shqiptarë jashtë Shqipërisë se sa brenda saj (aktualisht janë 43% në emigracion).

SHËNIM: Dallga 1, 1990-2001; Dallga 2, 2001-2011; Dallga 3, 2011-2023

Të fundit

Thierry poston videon me djalin e të ndjerës Hueyda El Saied: Gjithmonë bashkë

Si çdo baba i cili "shkrihet" dhe bëhet një me dëshirat e fëmijës së tij për ta parë të...

Ariu i ‘tërbuar’ tmerron pasagjerët, ngjitet sipër makinës (Video)

Pamje të frikshme janë publikuar së fundmi ku një ari ka tmerruar pasagjerët që kishin mbetur të bllokuar në rrugë. Video e xhiruar nga...

Temperaturat e larta në këtë vend bëjnë ‘kërdinë’, raportohet për dy viktima

Dy turistë të tjerë kanë vdekur në Greqi pasi u zhdukën gjatë shëtitjeve. Një turist holandez u gjet i shtrirë përmbys në një luginë nga...

FOTO/ “Jam e para që guxoi”- Alban Skënderaj i përgjigjet Elvanës pasi ajo e “thumboi”?

Teksa mbante koncertin e saj “Dekada” në një stadium në Gjermani, kur ndodhej me Romeo Veshaj në skenë, ky i fundit bëri një pyetje;...

Dy fituesit e BBV në një pallat, Egla: U shkëmbeva me Luizin, e pashë me biberon në gojë

Egla Ceno e ftuar në “Top Arena”, gjatë një interviste me Erjola Doçin ka treguar se jeton në një pallat me Luiz Ejllin dhe...

Lajme të tjera

Web TV