test

‘Mirror’: David Cameron shpërdoroi 60 mijë stërlina, për një vizitë 89 minuta në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron shpërdoroi rreth 60,000 stërlina duke përdorur një avion privat luksoz për të fluturuar drejt Shqipërisë, për një vizitë që zgjati vetme 89 minuta, pasi u detyrua të kthehej në Londër

Kështu shkruan gazeta britanike ‘The Mirror’, duke ju referuar vizitës së Cameron në Tiranë, më 22 maj.

‘Në atë që mund të ishte poshtërimi i tij i fundit si Sekretar i Jashtëm, Lordi duhej të vizitonte Tiranën, ku do t’i bëhej një pritje madhështore – me flamuj sindikatash të vendosura në rrugë. Por avioni – një Embraer Legacy 600 i marrë me qira nga firma malteze Vistajet – ishte në tokë vetëm për 89 minuta para se të thirrej në një mbledhje urgjente të kabinetit.’- shkruan e përditshmja britanike.

Nga Laburistët kjo vizitë e shkurtër, u cilësua si një arrogancë ndaj Shqipërisë, një aleat i rëndësishëm i NATOS-s.

Emily Thornberry, Prokurorja e Përgjithshme e Laburistëve tha: “Kjo përmbledh shumë nga ajo që nuk është në rregull me këtë qeveri: humbjen groteske të parave të taksapaguesve të shpenzuara për të marrë me qira një tjetër avion privat luksoz; kaosi i pabesueshëm për t’u kthyer me nxitim në Londër pas më pak se dy orësh në Shqipëri; dhe arrogancën e plotë të trajtimit të një aleati të rëndësishëm të NATO-s me një mungesë respekti të tillë.”

‘Tatimpaguesit do të paguajnë koston marramendëse prej 8,600 stërlina në orë për marrjen me qira të avionit luksoz.’– shkruan Mirror.

Cameron ishte kritikuar edhe më parë për marrjen me qira të një avioni edhe më luksoz për një turne pesë-ditor në Azinë Qendrore muajin e kaluar./kb

Të fundit

VIDEO/ Meloni kërcen vallen popullore italiane gjatë samitit të G7

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni e ka mbyllur me një kërcim një prej ngjarjeve të shumta të lidhura me G7-ën....

Sondazh, në qoftë se zgjedhjet parlamentare zhvillohen sot

Meqë Berisha e fitoi vulën e PD-së zyrtarisht dhe Basha ka deklaruar se do të regjistrojë një parti të tij (nëse nuk fiton rekursin...

“Ditët në koma, shihja një dritë”, Bujar Qamili rrëfen betejën për jetën

Infektimi me Covid 19 dy vite më parë e futi këngëtarin Bujar Qamili në një luftë të egër për jetën, teksa qëndroi 21 ditë...

Pse prodhohet më shtrenjtë në Shqipëri?

Kostot e larta të prodhimit po ndikojnë negativisht në industrinë vendase të lëndëve të para dhe po e shtyjë atë përpunuese drejt importeve. Më e...

Facebook dhe Messenger me opsione të reja

Meta ka lëshuar në heshtje Komunitete për Facebook Messenger, pasi ka prezantuar të njëjtën veçori në WhatsApp në vitin 2022. Me veçorinë e re, përdoruesit...

Lajme të tjera

Web TV