test

Kur do fillojë “Big Brother VIP 4”? Ledion Liço e zbulon…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moderatori i njohur, Ledion Liço, ishte mbrëmë i ftuar në emisionin “Top Arena”, në Top Channel. Gjatë intervistës me Ed Manushin, Liço foli si rrallëherë për jetën e tij personale.

Por jo vetëm kaq, pasi ai zbuloi edhe kur do të fillojë edicioni i katërt i reality show-t, “Big Brother VIP”.

Lidhur me eksperiencën e tij në BBV3, Liço tha se ‘ka qenë në nga përvojat më argëtuese të jetës së tij dhe mezi pret t’a bëjë prapë’.

Ndërkohë i pyetur se kur do të fillojë edicioni i ri, Ledioni u shpreh se ‘do presim pak’, duke shtuar më pas:

“Por nuk është aq vonë sa mendoni sikurse nuk është aq herët sa mendoni”.

Pjesë nga intervista:

Manushi: E mbyllim këtë bisedë me pak “Big Brother”. “Big Brother VIP” sapo u mbyll, edicion i jashtëzakonshëm

Liço: Pyetja më e shpeshtë që më kanë bërë miq apo të njohur, apo njerëz të zakonshëm që i takoj në rrugë është ‘a u çlodhe?’. E në fakt i shoh pak i habitur me idenë që ‘a u çlodhe?!’, nuk është se isha duke hapur një hekurudhë të re. Për mua nuk ka qenë në asnjë moment punë e lodhshme, ishte një punë që të konsumonte kohën, ti nuk kishe kohë për gjëra të tjera pavarësisht se sa energjik ishe. Për mua ka qenë një nga përvojat më argëtuese të jetës sime dhe mezi pres t’a bëj prapë. Kjo është pak por e sigurt.

Manushi: Kur do të fillojë?

Liço: Do presim dhe pak. Por nuk është aq vonë sa mendoni sikurse nuk është aq herët sa mendoni. Pritja e duhur, të nxiheni pak./   S.M

Të fundit

Taksistët e Tiranës dalin në protestë, kërkojnë ulje të çmimit të karburantit

Sindikata Shqiptare e Taksive, Sindikata e Pavarur e Taksive dhe Shoqata e Taksive “Tirana ” janë mbledhur ditën e...

Veliaj inspekton punimet në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi”: Mirëpret 850 nxënës

Shkolla e vjetër 9-vjeçare “Avni Rustemi” po rikonstruktohet nga e para, me cilësi dhe kushte më të mira për nxënësit. Kryetari i Bashkisë së...

Mikrokreditë, Gjykata e Tiranës kërkesë për hetim të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë

Gjykata e Tiranës ka bërë kërkesë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korruipsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për të nisur hetim për Guvernatorin e...

Mblidhet ‘TIMS’/ Drejtoresha e SHISH nuk paraqitet, Salianji: Nuk është datë dasme!

Mblidhet në Kuvend Komisioni Hetimor Parlamentar për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS. Në seancën e sotme parashikohen të zhvillohen seanca dëgjimore me...

Blero i kërkon falje Afronës: Unë kam qenë arsyeja pse martesa jonë nuk funksionoi

Pas dy vitesh të ndarë dhe pa asnjë komunikim, Blero dhe Afrona u bënë bashkë në podkastin “Talk With Afrona”, në një intervistë plot...

Lajme të tjera

Web TV