test

OKB: Mbi 1.3 milionë palestinezë janë zhvendosur nga Rafah brenda 6 javëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më shumë se 1.3 milionë njerëz besohet se janë zhvendosur nga Rafah në pjesë të tjera të Gazës në një hark kohor prej gjashtë javësh, sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA).

“UNRWA vlerëson se 65,000 njerëz janë strehuar në Rafah. Gjashtë javë më parë ishin rreth 1.4 milionë. Që nga fillimi i luftës, familjet në Gaza janë detyruar të ikin përsëri dhe përsëri. Ata vazhdojnë të kërkojnë siguri aty ku nuk ka.”, thuhet në deklaratën e UNRWA.

Javën e kaluar, Këshilli Norvegjez për Refugjatët  nënvizoi në një raport se pothuajse një milion njerëz – gjysma e popullsisë së Gazës – janë zhvendosur në muajin e kaluar pas operacioneve të zgjeruara ushtarake të Izraelit në Rafah.

Raporti theksonte se po bëhet gjithnjë e më e vështirë për njerëzit e zhvendosur në Gaza të zhvendosen, duke u përballur me probleme të tilla si rrugët e bllokuara, mbipopullimi, mungesa e karburantit dhe një rritje gjashtëfish e kostove të transportit. Ai paralajmëroi gjithashtu një rritje të rasteve të hepatitit A, me akumulimin e mbetjeve./e.t

Të fundit

Sa do jenë rrogat e reja për punonjësit e administratës, a do ketë tjetër rritje pagash?

Punonjësit e sektorit shtetëror nga 1 korriku, do të kenë një pagë të re. Me vendimin e fundit të...

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, kryeministri Rama zbulon arsyet pse u ngrit

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS ka treguar arsyet pse u ngrit Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion. Në fjalën e tij,...

Aksi Thumanë-Kashar hapet më 30 qershor

Aksi rrugor Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu, do të hapet më 30 qershor. Kanë mbetur detajet e fundit të kësaj vepre, ku krahas aksit kryesor...

Egla i përgjigjet Gent Zenelaj: Gratë i shihni si dashnore dhe jo si fitimtare

Fituesja e edicionit të tretë të Big Brother Vip, Egla Ceno ka reaguar pas deklaratës së kolegut të saj, aktorit të njohur Gentian Zenelaj,...

PS mbledh grupin parlamentar, ja çfarë po diskutohet

Partia Socialiste zhvillon sot mbledhjen e grupit, ndërsa takimit i është bashkuar edhe kryesocialsiti Edi Rama. Hera e fundit që Rama ishte në mbledhjen e...

Lajme të tjera

Web TV