test

“Lonely Planet” rekomandon Shqipërinë mes destinacioneve më të mira evropiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vera në Evropë është madhështore – por gjithashtu është një nga muajt më të ngarkuar të turizmit, që do të thotë se ju do të ndani ‘madhështinë’ me shumë vizitorë të tjerë, sipas një artikulli të botuar në “Lonely Planet”.

Ne ju rekomandojmë disa nga destinacionet më magjike të Evropës pa turma vizitorësh.

Shqipëria është renditur mes gjashtë destinacioneve fantastike në Evropë për të kaluar pushimet në gusht.

Riviera Shqiptare

E quajtur ndryshe si perla e fshehur, ku plazhet janë mahnitëse dhe çmimet vërtet të përballueshme, bregdeti i lavdishëm i jugut të Shqipërisë mbetet një ‘kënaqësi’ për turistët që janë në kërkim të diellit, rërës dhe ushqimeve të detit.

Saranda është një qytet bregdetar i gjallë, i mbushur me bare të shumtë.

Për vendpushime më të qeta, shkoni në bregdet në Himarë, i rrethuar nga një shumëllojshmëri plazhesh magjepsëse – vizitoni plazhin e Potamit, në jug.

Gushti iu garanton diellin, ujin e ngrohtë dhe temperaturën që arrin në 30°C.

Çuditërisht, shezlongët dhe çadrat e plazhit ofrohen me një çmim premium, por ju mund të kërkoni plazhe të qeta me rërë në vende të tilla si, Palasa, Borshi, Buneci me guralecë dhe ishujt jashtë Ksamilit.

Gjithashtu, ju mund të vizitoni Qafën epike të Llogorasë për në Gjirin e Vlorës, ku do të zbuloni më shumë vendpushime dhe bëni udhëtime me varkë në plazhet e izoluara në fund të Gadishullit të Karaburunit.

Për një pushim larg bregdetit, vizitoni sitin arkeologjik të Butrintit, ku rrënojat greke, romake dhe bizantine, që datojnë 2500 vjet më parë, janë të grumbulluara në një kodër me gurë.

Gjashtë vendet më të mira evropiane për të shkuar me pushime në gusht sipas “Lonely Planet”:

Lexo edhe :  Veliaj nga Njësia 10: Alternativa e opozitës janë gomat e djegura

1-Riviera Shqiptare
2-Gadishulli i Pelionit, Greqi
3-Minho, Portugali
4-Austria Qendrore
5-Belgjika bregdetare
6-Arkipelagu i Stokholmit, Suedi  /     S.M

Të fundit

3 shenjat e horoskopit që janë shefat më të mirë në një vend pune

Dihet që shefat më të mirë kanë aftësinë për të udhëhequr një punë në grup dhe jo për të...

“Vjeshtë” e vogël në qershor”/ Meteorologia: Ja kur do të rikthehet “vala afrikane”!

Pas temperaturave shumë të larta, vendi ynë është përfshirë nga reshje të shiut. Meteorologia Lajda Porja, tha se edhe dita e nesërme do të...

Do t’i komunikohet masa, mjeku i Onkologjikut në GJKKO: Unë bëj vetëm punën zotëri!

Teksa sot pritet t’i konfirmohet masa e sigurisë, pasi GJKKO caktoi ndaj tij ‘Detyrim paraqitje’, mjeku i Onkologjikut, Edmond Gashi është paraqitur në gjykatë. Ai...

Nis interpelanca në Kuvend, ministrja Koçiu ‘jep llogari’ për skandalin tek Onkologjiku

Kuvendi është mbledhur këtë të enjte në seancën e radhës parlamentare. Pika më e nxehtë e ditës është interpelanca me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu....

Onkologjiku, mjekët në gjykatë/ Do njihen me masat e sigurisë

Gjykata Penale e Tiranës do të vlerësojë këtë të enjte masat e sigurisë për mjekët dhe specialistët e Onkologjikut, të cilët dyshohet se drejtonin...

Lajme të tjera

Web TV