test

Partia Demokratike protestë kombëtare më 12 dhe 13 korrik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për t’i dhënë vulën Sali Berishës, PD do të organizojë protestë kombëtare në muajin korrik.

Sipas burimeve të gazetarit Osman Stafa, dy janë ditët që do të diskutohen në mbledhjen e Kryesisë që do të mbahet sot në orën 18:00, për mbajtjen e protestës, 12 korrik ose 13 korrik. Se cila do të jetë dita, kjo do të vendoset nga Kryesia.

Për shkak të temperaturave të larta, është menduar që kjo protestë të zhvillohet në orën 20:00, duke mundësuar që qytetarët të mos kenë shqetësime për shkak të motit ekstrem.

Kjo protestë kombëtare e opozitës vjen pas akuzave të vazhdueshme që PD ka bërë ndaj Kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë për lidhje me krimin e organizuar, me mafian dhe pastrimin e parave. Këto akuza janë përforcuar edhe më shumë, pas imvesgtimeve te Rai 3 në Itali. Në të njëjtën kohë opozita ka protestuar 13 javë përpara Bashkisë së Tiranës, kundër Erion Veliajt, duke i kërkuar atij dorëheqjen dhe përballjen me drejtësinë, për shkak të dosjes 5D dhe Inceneratorit të Tiranës./e.t

Të fundit

Bateria që karikohet për 5 minuta, zgjidhet halli për drejtuesit e mjeteve elektrike

Një bateri makinash elektrike e zhvilluar nga kompania britanike Nyobold duket se do të zgjidhë një prej “halleve” më...

Kush mund të zëvendësojë Joe Biden si kandidat presidencial demokrat?

Nëse Joe Biden vendos të tërhiqet nga gara, Konventa Kombëtare Demokratike në Çikago, e cila zhvillohet në 19-22 gusht, do të duhet të emërojë...

Sekuestrimi i 50 milionë eurove pasuri, dalin emrat e 14 kompanive tregtare

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuri të shtatë personave, të cilat arrijnë vlerën e  50 milionë eurove pasuri. Mediat kane zbardhur emrat e 14 shoqërive...

Goma, flakadanë e tymuese/ Nis protesta para bashkisë së Tiranës (VIDEO)

Ka nisur protesta para Bashkisë Tiranë, protestë e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në lidhje me dosjen “5D”. Protestuesit kanë vendosur para bashkisë...

INSTAT publikon të dhënat e Censit: Në Shqipëri 2 milionë e 412 mijë e 113 banorë

Drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli, ka prezantuar rezultatet e censit, për 2023. Dhuli u shpreh se censi u arrit të realizohet pas disa sfidave...

Lajme të tjera

Web TV