Mesnata në Paris duket pak më ndryshe kur je një multimilioner, ke akses kur dhe ku të duash ti!
E njëjta gjë ka ndodhur dhe me Kendall Jenner, e cila shkoi zbathur gjatë një turneu privat në Louvre në orët e vona të kësaj jave, gjë që shkaktoi bujë në internet.
Mes shfaqjeve të Javës së Modës në Paris, modelja 28-vjeçare kaloi pjesën më të madhe të kohës duke eksploruar qytetin e dashurisë së bashku me të dashurin e saj të përfolur Bad Bunny, ku vizita e saj në muze, sidomos mënyra se si ajo u vesh në këtë monument ka ngritur shumë pikëpyetje në rrjet.
Ku i ka këpucët vallë dhe pse zgjodhi të dilte në këtë mënyrë? Epo këtë e di vetëm ajo. S.B