Këto janë 5 mënyra si të trajtoni djegien nga dielli në kushte shtëpie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga “makthet” më të mëdha të plazhit është djegia nga dielli dhe për pasojë rrjepja e lëkurës. Ju duhet të keni parasysh se rrezet e diellit nga ora 12 deri në 4 pasdite janë shumë të dëmshme për lëkurën, ato do t’ju djegin dhe rrezikoni të prekeni nga kanceri i lëkurës.

Ja disa mënyra që ju ndihmojnë të trajtoni të djegurat nga dielli:

Pini ujë: djegia e lëkurës çon në dehidratim, gjë e cila çon në dhimbje të trupit dhe të kokës.

Pini ujë dhe lëngje detoksifikuese për t’u hidratuar

Pini një pilulë qetësuese: ajo do t’ju ndihmojë të mbani nën kontroll inflamacionin dhe dhimbjet.

Aspirina do të ishte një zgjidhje e mirë, pijeni 1 orë para se të flini. Bëni dush me ujë të ftohtë: përdorni një sapun të butë me efekte qetësuese dhe shpëlahuni me ujë të ftohtë.

Bëni kompresa të ftohta: merrni një napë dhe lageni me ujë të ftohtë. Vendoseni atë në zonat ku jeni djegur dhe ndjeni dhimbje.

Përdorni tërshërë: në vaskë me ujë të ftohtë hidhni 2 gota tërshërë dhe rrini për 15-20 minuta. Më pas thajeni lëkurën me një peshqir pambuku pa u fërkuar.

Përdorni qumësht: lageni një napë më qumësht të ftohtë dhe vendoseni në zonat e djegura më shumë. Qumështi qetëson inflamacionin dhe për pasojë lëkura do të jetë më pak e kuqe dhe më pak e ënjtur.

Përdorni xhel Aloe Vera: kjo bimë ka veti qetësuese dhe rigjeneruese. Vendoseni xhelin e Aloe Veras në frigorifer për ta përdorur atë sa më të ftohtë. Përdorni uthull molle: me një napë lyeni zonat e djegura më shumë. Uthulla ka veti të fuqishme anti-inflamatore./E.Ç

Të fundit

“Do hapim portat e ferrit!” Komandanti i ri iranian kërcënon Izraelin

Komandanti i sapokomanduar i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, Mohammad Pakpour, kërcënoi të “hapë portat e ferrit”, si kundërpërgjigje...

Aksidente të njëpasnjëshme në Tiranë! Simulime te sheshi “Nënë Tereza”

Disa aksidente, që fatkeqësisht mund t’i shohim në rrugët e kryeqytetit, dhe jo vetëm, e me pasojë edhe jetën, u simuluan në sheshin “Nënë...

Fluturoi gjithë jetën pa biletë, tani e presin 30 vite burg

Pasi rezervoi më shumë se 120 fluturime falas duke u paraqitur si punonjës i një linje ajrore, një juri javën e kaluar e shpalli...

Dyshime për tren bullgar, KAS hap kutitë e Gramshit e Peqinit

Me kërkesë të dy anëtarëve, Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve vendosi të hapë kutitë e votimit në dy KZAZ të qarkut të Elbasanit. Sipas vendimit,...

Sezoni turistik në Vlorë, kryebashkiaku Dredha: Janë rritur prenotimet!

Sezonin turistik në Vlorë, kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha e cilëson pozitiv ndërsa edhe pritshmëritë janë të tilla. Dredha ka komfirmuar se tashmë...

Lajme të tjera

Web TV