Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Shqiptarët preferojnë të shkojnë jashtë me pushime/Operatorët: Ka oferta që iu përshtaten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paketa gjithëpërfshirëse, destinacione të reja, shpesh herë edhe oferta konkurruese me destinacionet shqiptare, por mbi të gjitha pushime pa u munduar për të gatuar dhe shërbyer familjes, janë këto arsyet që po i drejtojnë shqiptarët të udhëtojnë më shumë jashtë vendit. Vetëm në gjysmën e parë të vitit udhëtimet janë shtuar me 20 përqind.

“Më mirë jashtë vendit çdo gjë gati se nënat shqiptare janë të lodhura dhe nuk pushojnë por prapë punojnë edhe në pushime.”

“Jashtë më mirë, më të organizuara, më interesante dhe për ne që jemi me fëmijë.”

Ndonëse një pjesë e madhe e shqiptarëve zgjedhin bregdetin shqiptarë, çmimet e larta por dhe turizmi i paorganizuar po i ndryshojnë preferencat e vjetra. Tundimi i ofertave të agjencive turistike për sezonin veror i kanë ndikuar t’i planifikojnë ato që në muajt e parë të vitit.

“10-15% më shumë po preferojnë këto paketa këtë vit. Tamam pushime shkojnë të pushojnë dhe jo pushime të shkojnë nëpër shtëpia e gatuajnë duke marrë paketat all-inclusive i kanë të gjitha të përfshira. Familjet të cilat duan të pushojnë po interesohen më shumë por dhe çiftet më pak individualët”, tha Ervis Kukeli, operator turistik.

Fluksi i shqiptarëve që pushojnë jashtë vendit i ka rritur paketat të cilat përfshijnë akomodimin, ushqimin, argëtimin por dhe turet ditore, deri në 15%. Por sa do të kushtonte një e tillë për një familje mesatare.

“Për një familje me dy fëmijë fillon nga 1300-1500 euro një paketë javore të gjitha të përfshira. Destinacionet ekzotike ngelet te 1500-2000 euro çifti. Them se paketat janë rritur nga 10-15% krahasuar me vjet.”

“Për t’i ndier më mirë pushimet duhet të punojë dikush tjetër të gatuajë dikush tjetër.”

Lexo edhe :  Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

“Ku ka më mirë i bën pushimet tamam të gjitha gati, por varet sa është buxheti i familjes.”

Por cilat ishin destinacionet e preferuara të shqiptarëve që i kryen pushimet, por dhe për ata të cilët presin t’i shpenzojnë në vijim.

“Antalia ngelet i preferuar, Bodrumi, Greqia. Oferta të mira në Kretë, Rodos me fluturime direkte, Korfuzin. Këto janë kryesoret, pastaj kemi për Spanjë, Itali destinacione ekzotike si Maldive, Dubai, Tajlandë.”

Përfundimi i verës nuk përkthehet me mbylljen pushimeve për shqiptarët, pasi interesi për të udhëtuar jashtë vendit shkon edhe përtej shtatorit./   S.M

Të fundit

Shefi i policisë dhe ‘i shumëkërkuari’ vdesin në rrëzimin e helikopterit

Kreu i policisë së El Salvador, Mauricio Arriaza Chicas, i njohur për drejtimin e “luftës ndaj bandave” dhe i...

Në Islam gjeti çdo gjë!/ Rozeta Tusha: Shamia më dha lirinë!

Nga Edariola Preka   Hijabi (që në zhargonin e përditshëm quhet perçe) i ka dhënë lirinë. Kështu këmbëngul Rozeta. Edhe pse përgjatë 14 viteve që e mban...

Veliaj jep lajmin e mirë: Rriten pagat për punonjësit e bashkisë dhe edukatoret

Një lajm i shumëpritur vjen për punonjësit e Bashkisë së Tiranës, veçanërisht për ata që kanë shërbyer për 20-30 vite, duke marrë parasysh vlerësimin...

Ledri Vula lë pas krahëve historinë me Sara Hoxhën, këngëtari në një romancë të re!

Ledri Vula duket se ka lënë pas ndarjen me Sara Hoxhën, me të cilën ka edhe një vajzë, dhe ka rigjetur dashurinë. Këngëtari është fotografuar...

‘Alpinistët’ japonezë pastrojnë statujën më të lartë në botë të Budës

Ata dalin nga koka e bronztë e Budës më të lartë të botës, dhe zbresin deri te veshi i saj. Dy pastruesit profesionistë bënin dje...

Lajme të tjera

Web TV