Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Himara nën presionet dhe dhunën shtetërore greke!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ata shqiptar që kanë vendosur të mbeten nën presionet e Greqisë le të vazhdojnë jetën atje, por mos të hedhin baltë mbi mëmëdhen sepse aty kanë varret dhe nderin e gjyshërve.

Me përfundimin e zgjedhjes së Vangjel Tavos si kryetar i bashkisë së Himarës shpresojë që kësaj pusete që i vinte erë skata t’i jetë vënë përfundimisht kapaku. Personalisht kam qenë kundër kandidaturës së shqiptarit mercenar Petraq Gjikurës i cili erdhi nga lobi greko-amerikan dhe grekut Vangjel Tavo i ardhur nga Dropulli. Himarën shumë mirë, mund ta përfaqësonin kandidatura të tjera si nga PS ashtu edhe nga PD, njerëz që vazhdimisht jetojnë atje, njerëz që njohin nga dora e parë hallet e banorëve dhe jo me korrespondencë. Por kjo qerrata politikë shqiptare ku mbi kryet e saja qëndron hanxhari grek është e detyruar shpesh herë të bëjë marrëveshje të heshtur duke zgjedhur të keqën më të vogël.

Votuesit e Himarës këtë herë kishin kandidatura Vangjel Tavon, një njeri me baraspeshë, lojal ndaj shtetit shqiptar dhe pakicës greke. Ndërsa kandidatura e opozitës PD, LRI, PBDNJ dhe OMONIA, ishte Petraq Gjikuria, një mercenar me aktivitete antishqiptare që nuk kishte lidhje me realitetin e dukej si UFO, i cili jeton dhe punon në SHBA prej shumë vitesh.

Zhurma në zgjedhjet për kryetar bashkie në Himarë është e nxitur nga qarqet shoviniste greke të cilat kanë në programin e saj Megalo Idenë e 1844, dhe që ushqejnë opinionin në Greqi për aneksimin e jugut të Shqipërisë, për të shpëtuar vorio-epiriotasit.

Me Himarën katund dhe Dhërmiun lidhen aktivitete të theksuara terroriste, nga këto dy katunde janë anëtarët e themelimit të grupit ushtarak MAVI i cili vepron për aneksimin e jugut të Shqipërisë. Pas viteve 1945 aktivistët kryesorë e MAVI kanë qenë nga katundet Himara dhe Dhërmi nga familjet Kokaveshi, Dhimaleksis, Bollano, Beleri, Kolila, Guma, etj. Të cilët pas viteve 1990 filluan aktivitetet e tyre antishqiptare hapët duke mos u trembur.

Provokimet të rënda janë bërë gjatë zgjedhjet për kryetar bashkie në Himarë në vitin 2000 dhe 2003. Bë vitin 2000 PS dhe PD u bënë bashkë me kandidat Viktor Mato përballë kandidatit të PBDNJ Vasil Bollano i cili humbi rëndë. Por pati provokime nga grupet ekstremiste himariotase të mbështetura fort politikisht edhe nga qeveria greke e PASOK Simitis. Ministri i jashtëm Jorgos Papandreu bëri një deklaratë nxitëse në dëm të interesave të Shqipërisë me anët të telefonit satelit dhe autoparlant në tubimin mbyllës të fushatës, ai tha: Himariotët mund të fitojnë si gjithë pakica kombëtare greke në Dropull, etj., me të njëjtin identitet etnik grekë

Kjo ishte deklarata e parë e një funksionari të lartë të qeverive greke e cila tregonte qartë se interesat e Greqisë janë për të tjetërsuar identitetin kombëtar shqiptar të himariotasve në grekë. Në këtë kohë zyrtarisht Greqia ju drejtua organizatave ndërkombëtare të OSBE-ODIHR, BE, etj., se në Himarë banojnë pakicë kombëtare greke dhe kjo duhet të njihet si zonë e influencës greke.

Tre vite më vonë në 12 Tetor 2003, zgjedhjet në Himarë i parapriu provokimet e njerëzve të rrezikshëm si burgaxhiu me profesion çesmaxhiu Fredi Beleri, peshkatari Angelo Kokaveshi, Koço Llazari, Vangjel Kolila, Sofika Rapo, etj., të cilët dhunuan simbolet kombëtare shtetërore. Për këto akte Gjykata e Vlorës me numër 224/24.9. 2004 dhe me numër 302/26.12.2006, dënojë në mungesë me 3 vjet burg, por në të vërtet askush nga këta nuk bëri asnjë ditë burg duke ju shmangur dënimit me ndihmën e Greqisë.

Lexo edhe :  Plas skandali te PD-ja, kreu i Forumit Rinor tallet me Gjekmarkaj: Lufta sapo ka filluar

Në këtë periudhë Greqia i bëri presion kryeministrit Fatos Nano që të njihte rezultatin e fitores së Vasil Bollano si kryetar i bashkisë së Himarës. Nga presionet e shumta qeveria shqiptare heshti duke u tërhequr.

Në zgjedhjet e vitit 2007 Vasil Bollano fitojë edhe një mandat tjetër si kryetar bashkie të Himarës duke patur tashmë edhe përkrahjen e qeverisë Berisha.

Në vjeshtën e 2007 Vasil Bollano shkuli të gjitha tabelat rrugore që ishin në gjuhën shqipe dhe vendosi tabelat në gjuhën shqipe, greke dhe anglisht duke kryer vepër penale.

Në aktakuzën e firmosur nga prokurori Sokol Malaj (çështja penale Nr.1214 e vitit 2007), kreu i Bashkisë së Himarës akuzohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal. Duke bashkangjitur një sërë provash, dokumente e dëshmi (përfshi dhe ekspertizën e specialistëve për vlerën e dëmit në 2.1 milionë lekë), akuza kërkoi gjykimin e çështjes penale Nr.1214/2007, me të pandehur shtetasin Vasillaq Bollano, të akuzuar për veprën e “shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Për aktin e vendosjes së tabelave në gjuhën greke në Himarë Vasil Bollano mori shumë shpërblime, ai u pa si njeriu që do shpallte autonominë e Vorio-Epirit. Bollanos. Në Nëntor 2009 lobi greko-amerikan i sigurojë Bollanos një fotografi e zv/presidentin amerikan Baiden.Vasil Bollano u zgjodh kryetar i OMONIA-s, anëtarë i Bordit drejtues të Federatës Mbarë Epiriotase të Evropës, dhe është shefi për “Vorio Epirin”. Por kandili i Bollanos u fik shpejtë. Tashmë ai duhet të vuaj edhe një dënim për shkeljen me makinë të një të riu shqiptar me pasojë vdekje.

Në zgjedhjet e vitit 2011 Himarin e fitojë Jorgo Gori, e deri më 2023.

Plani që sigurimi i Greqisë me anë të Fredi Belerit, më 2015 filluan lojën e fëlliqur me dhënin e shtetësive greke dhe lejet e qëndrimit 10 vjeçar në Greqi për të gjithë ata shqiptar që do votonin ndër vite për kandidatët e OMONIA-PBDNJ. Kjo është një metodë e poshtër që i bie erë skata për një vend anëtari i BE si Greqia duke shfrytëzuar hallet ekonomike të shqiptarëve. Fredi Beleri për të gjithë aktivitetet e tij antishqiptare u shpërblye nga Greqia me postin eurodeputet i Greqisë në Kuvendin e BE.

Në përfundim dua të besoj që përvoja e gjatë e Vangjel Tavos si politikan, ministër, deputet e administrator do ketë suksese në realizimin e premtimeve, sidomos të çështjes së pronave, rrugëve dhe ujit të pijshëm, gjëra elementare që votuesi shqiptar kënaqet dhe është mirënjohës përjetë.

Ndërsa qarqeve antishqiptare greke, mercenarëve të tyre u themi se do na kenë përballë gjithnjë ndaj pretendimeve territoriale të Shqipërisë. Ato kërcënimet tuaja me sms, me email apo me dekrete policore Non Grata nuk na trembin, personalisht as ma nin fare. Tashmë Kokaveshët, Kolilat, Dhimaleksi, Beleri, Bollano, Guma, etj., janë me vulë në ballë si antishqiptar që me vite i kanë bërë dëm Shqipërisë.

Shqipëria nuk është më ajo e 1991, as e 1997, as e 2000, por e 2024 që për të fituar lëvizjen e lirë me një pasaportë greke, ka edhe rrugë të tjera si shtetas italian, gjerman, amerikan, etj. Ata shqiptar që kanë vendosur të mbeten nën presionet e Greqisë le të vazhdojnë jetën atje, por mos të hedhin baltë mbi mëmëdhen sepse aty kanë varret dhe nderin e gjyshërve./    S.M

Të fundit

Shefi i policisë dhe ‘i shumëkërkuari’ vdesin në rrëzimin e helikopterit

Kreu i policisë së El Salvador, Mauricio Arriaza Chicas, i njohur për drejtimin e “luftës ndaj bandave” dhe i...

Në Islam gjeti çdo gjë!/ Rozeta Tusha: Shamia më dha lirinë!

Nga Edariola Preka   Hijabi (që në zhargonin e përditshëm quhet perçe) i ka dhënë lirinë. Kështu këmbëngul Rozeta. Edhe pse përgjatë 14 viteve që e mban...

Veliaj jep lajmin e mirë: Rriten pagat për punonjësit e bashkisë dhe edukatoret

Një lajm i shumëpritur vjen për punonjësit e Bashkisë së Tiranës, veçanërisht për ata që kanë shërbyer për 20-30 vite, duke marrë parasysh vlerësimin...

Ledri Vula lë pas krahëve historinë me Sara Hoxhën, këngëtari në një romancë të re!

Ledri Vula duket se ka lënë pas ndarjen me Sara Hoxhën, me të cilën ka edhe një vajzë, dhe ka rigjetur dashurinë. Këngëtari është fotografuar...

‘Alpinistët’ japonezë pastrojnë statujën më të lartë në botë të Budës

Ata dalin nga koka e bronztë e Budës më të lartë të botës, dhe zbresin deri te veshi i saj. Dy pastruesit profesionistë bënin dje...

Lajme të tjera

Web TV