Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Pensionet, hyjnë në fuqi koeficientët e rinj të indeksimit të pagave!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pensionet q do të llogariten pas 1 korrikut 2024 do të indeksohen mbi bazën e koeficientëve të rinj.

Në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi “Për përcaktimin e koeficientit të indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2022, për llogaritjen e pensioneve”, me koeficientët e indeksimit të pagave nga viti 1993 deri në 2024.

Këta koeficientë do të përdoren për llogaritjen e masës fillestare të pensionit që nis nga 1 Korriku 2024.

“1. Miratimin e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2022, me indeksin 13.5%, të llogaritur sipas kritereve të përcaktuara në nenin 59, të ligjit nr.7703, datë 1.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. 2. Indeksi i përcaktuar sipas pikës 1, të këtij vendimi, aplikohet për rivlerësimin e bazës së vlerësuar të arritur nëpërmjet kontributeve të derdhura dhe rivlerësimeve të tyre, të kryera deri në vitin 2022 dhe zbatohet për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensioneve, që do të caktohet me datë fillimi nga data 1 korrik 2024 e në vazhdim”, thuhet në vendim.

Indekset akumulative të bazës së vlerësuar, të arritur nëpërmjet pagave të periudhës 1994–2022, referuar kontributeve të derdhura sipas muajve në këtë periudhë dhe pagave referuese sipas punëve dhe profesioneve, e përcaktuar me vendimin nr.561, datë 12.8.2005, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagave referuese për llogaritjen e pensioneve”, të ndryshuar, sipas viteve, janë sipas shtojcës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Në vendim thuhet se pas aplikimit të indeksit të vitit 2022, baza e vlerësuar për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensioneve, që do të caktohen me datë fillimi nga data 1 korrik 2024, nuk mund të jetë më e lartë se:

Lexo edhe :  Ngjela: Si Sali Berisha po e asgjëson Partinë Demokratike

trefishi i pagës minimale në shkallë vendi, e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, për pagat e periudhës nga viti 1994 deri në 31.12.2001;
b) paga maksimale në shkallë vendi, e përcaktuar sipas kritereve të nenit 10, të ligjit nr.7703, datë 1.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim.
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, lidhen me zbatimin e formulës së caktimit të pensioneve, aplikohen vetëm për pensionet që caktohen me datë fillimi nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi e në vazhdim dhe përballohen brenda buxhetit vjetor, të miratuar për Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

Vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 korrik 2024./Monitor/   S.M

Të fundit

Larg Durrësit e Vlorës, analisti zbulon ku do të kandidojë Rama: Ka rigjetur dashurinë…

Pas Durrësit dhe Vlorës, për analistin Lorenc Vangjeli, kryeministri Edi Rama do të ngjitet deri në Shkodër për të...

Dietat ekstreme/ A ia vlen rreziku për rezultate të shpejta?

Të pasurit një trup në formë dhe ndjesia e mirë me veten janë qëllime të zakonshme për shumë njerëz, por rruga drejt rezultateve të...

Përzgjedhja e drejtuesve të PS në qarqe/ Klosi tregon si është e përpiluar lista

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi ka folur për përzgjedhjen e drejtuesve të PS në qarqe, ku tregon se si është e përpiluar...

Mitsotakis: Pas fitores së Belerit, duam pronat e minoritetit

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis i ka vënë Shqipërisë një tjetër kusht, pasi fitores me ish kryetarin e Bashkisë Himarë, Alfred Belerin. Në panairin...

Franca më në fund ka një kryeministër. Ja kush është ai

Nga Mentor HOXHA, Paris Pas një periudhe 60 ditore pas raundit të dytë të zgjedhjeve legjislative që rezultuan në një Asamble Kombëtare pa shumicë dhe...

Lajme të tjera

Web TV