Shqipëria, “Maldivet e lira”/ Mediat britanike “jehonë” vendit tonë, ja çfarë shkruajnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetat britanike nuk ndalen së përshkruari udhëtimet dhe eksperiencën e tyre në Shqipëri.

Një nga gazetat e famshme prestigjioze Metro konfirmon epitetin që ujërat e Shqipërisë kanë fituar famën në rrjete sociale, të kristalta si ato të Maldiveve.

Duke përmendur shifrat e turistëve gjatë vitit të kaluar dhe ato që priten gjatë këtij viti, e përditshmja angleze shkruan se kjo është një histori e mrekullueshme rikthimi për një nga shtetet më të izoluara të Evropës. Edhe ne u kufizuam nga ky vend që mbart 400 km vijë bregdetare të mbushur me plazhe të bukura, vende të trashëgimisë botërore të UNESCO-s, mikpritje të ngrohtë dhe mot me diell, shkruan gazetarja angleze Alice Murphy.

Çmimet e lira dhe mundësia e thjeshtë për të arritur këtu e bëjnë edhe më atraktiv Shqipërinë, sipas prestigjiozes angleze. Por, ashtu si çdo gjë e bukur, Shqipëria rrezikohet nga mbipopullimi i turizmit dhe një zhvillim i vrullshëm ndërtimesh. Për vendin tonë ka shkruar me gërma të arta edhe britanikja tjetër e famshme The Times. Mos e krahasoni Shqipërinë me Greqinë, sepse ky vend përveç detit dhe rërës ka një natyrë të egër unike dhe trashëgimi historike magjepsëse. Shqipëria ofron më shumë sesa ajo që reklamon Instagrami vijon më tej artikulli.

Duke përshkruar eksperiencën unike me ngjitjen e parkut të Llogarasë, aventurierja Mariana Hunt shprehet për The Times se parku kombëtar ofronte shumëllojshmëri gjallesash dhe pamje unike në fund të rrugëtimit, “e njëjta rrugë që përshkonte edhe Jul Cezari, dhe gjente prehje për ushtrinë e tij” përshkruan më tej ajo. “Jo më kot edhe Lord Bajroni u mahnit nga këto peisazhe dhe shkroi disa poema të mrekullueshme për to”, reflekton Mariana Hunt, për eksperiencën që përjetoi së bashku me bashkëshortin e saj.

Lexo edhe :  Peshkaqeni “dhelpër” 3.5 m i gjatë në Orikum, del në breg

Vizita në fshatrat e rivierës së jugut lë mbresa të thella për britanikët për ushqimet fantastike që ofronin dhe shumëllojshmërinë e pemëve frutore, por dhe blegtorinë. Mund të shijonim gjëra që vinin drejtpërdrejt nga ferma e banorëve, ndërsa Himara, Qeparoi, Lukova dhe Buneci përshkruhen si unike. Shqipëria ka shumë anë për të përjetuar e mbyll ajo artikullin e saj./kb

Të fundit

Meloni për marrëveshjen e energjisë së gjelbër: Prodhimi në Shqipëri, eksporti në Itali

Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni ishte pjesë e takimit në Abu Dhabi ku u nënshkrua marrëveshje trilaterale Shqipëri-Itali-Emiratet e...

Moti i keq në Dibër, 6 fshatra të bllokuara; shkollat i rikthehen mësimit

Pas situatës së krijuar prej disa ditësh nga moti i keq, sot në të gjithë Qarkun e Dibrës vazhdon mësimi rregullisht. Autoritetet vendore kanë bërë...

A do të përfundojë bota në vitin 2060? Parashikimi i Isak Njutonit

Kur ai nuk ishte i zënë duke qenë një nga shkencëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave (ose duke i futur gjilpërat e...

“Më kanë kaluar plumbat tre gisht mbi kokë”/ Braçe rrëfen rrugëtimin e tij në PS

Dje u bë me dije se drejtuesi politikë të qarqeve në PS do renditen në listat e sigurta për zgjedhjet e 11 majit 2025....

Ndiheni të varur nga rrjetet sociale? Ja çfarë këshillojnë ekspertët

Rrjetet sociale kanë pushtuar jetën tonë. Nga njëra anë kënaqemi me argëtimin dhe komunikimin që na ofrojnë dhe nga ana tjetër në përdorimin e...

Lajme të tjera

Web TV