Të hënë sesioni Parlamentar fillon me “Xhaçkën”, “Sinën” dhe “mbetjet”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të hënën nis sesioni i ri parlamentar me një agjendë të vjetër. Mandati i ish-ministres Olta Xhaçkës dhe i deputetit të Partisë Socialiste Vullnet Sina janë kryefjala e këtij sesioni. Po ashtu edhe kërkesa e Partisë Demokratike për interplenacë është një çështje e rëndësishme që pritet të shqyrtohet në Kuvendin e Shqipërisë. Pushimet për deputetët mbaruan dhe do nisin një sesion të ri jo fortë të qetë, me angazhim maksimal nga palët politike. Të hënën është parashikuar të mbahet konferenca e kryetarëve për të përcaktuar kalendarin e punës. Kjo mbledhje do të drejtohet nga Kryetarja e re e Parlamentit, Elisa Spiropali e cila ka marrë zyrtarisht detyrën e re. Gjatë fundjavës opozita pritet të vendos për mbledhjen e grupit parlamentar të drejtuar nga Gazmend Bardhi, ku deputetët do të marrin direktivat për sjellje e tyre gjatë sesionit të ri. Ndërsa të hënën (1 shtator) pritet që Niko Peleshi të mbajë mbledhjen e parë me deputetët socialistë, si kryetari i grupit. Sesioni i fundit parlamentar i kësaj legjislature, duke sikur i ka ulur gjakrat mes mazhorancës dhe opozitës, që kur kjo e fundit hoqi dorë nga pengimi i seancave plenare dhe ju rikthye marrëveshjeve, nga ku rezultoi edhe dakortësia për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ndërkohë që Shqipëria është futur tashmë, në një vit elektoral retorika dhe veprimet politike sidomos të opozitës duhet të shfaqeshin luftarake por për momentin është duke ndodhur e kundërta.

Mandatet

Nga mbledhja urgjente e Këshilli Legjislacionit, e zhvilluar me 27 gusht ku u diskutua mandati socialistes Olta Xhaçka u dëshmua se shumica socialiste dhe opozita janë të prirur të dakortësohen. Këshilli Legjislacionit vendosi që saga e mandatit të Olta Xhaçkës të vijojë në seancën e 12 shtatorit në parlament. Po ashtu Partia Demokratike ka këkruar edhe heqjen e mandatit të deputetit Vullnet Sina, pasi sipas saj janë përfituar tendera në konflikt të interesit.

Interpelanca me Ramën

Grupi Parlamentar i PD, përmes Kryetarit të Grupit Gazment Bardhi, ka kërkuar një interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama sa i takon transportit të paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme drejt Kinës dhe Tajlandës. Në kërkesë evidentohet se rastet e përsëritura të konstatuara të eksportit të mbetjeve toksike ngrenë dyshime serioze se Shqipëria është përfshirë në një tregti të paligjshme ndërkombëtare të mbetjeve të rrezikshme. Kjo tregon se nuk kemi të bëjmë me një ngjarje të izoluar, por me një aktivitet të mirëfilltë kriminal, sipas grupit parlamentar të PD. “Për këtë shkak, vetëm për dy ngarkesat e identifikuara rezulton se në Shqipëri do të rikthehet një sasi në minimum prej rreth 1600 ton mbetjesh toksike, të patrajtuara dhe të papërpunuara, që rrezikojnë të kanosin jetën dhe shëndetin e qytetarëve dhe pa dyshim sigurinë kombëtare”, thuhet në kërkesën e dorëzuar nga grupi parlamentar i PD. Gjithashtu, në kërkesë theksohet se nga të dhënat e deri më tanishme rezulton dyshimi i arsyeshëm se është cenuar interesi publik, për shkak se: ·         Kompania “Kurum International” sh.a. ka shkelur ligjin për mënyrën e përpunimit të mbetjeve të rrezikshme që prodhon, ndërkohë që kompania “Sokolaj” sh.p.k. ka shkelur ligjin lidhur me transportin e mbetjeve toksike të rrezikshme. Autoritetet përgjegjëse kanë shkelur ligjin duke mosvepruar ndaj këtyre shoqërive private për përpunimin apo transportin e mbetjeve toksike, si dhe duke lejuar eksportin e tyre jashtë territorit në shkelje të ligjeve të vendit dhe konventave ndërkombëtare. Nga ana tjetër, Qeveria dhe autoritetet përgjegjëse heshtin prej 3 javësh dhe nuk veprojnë duke mos bërë asnjë transparencë mbi këtë çështje, ndërkohë që skandali ka marrë përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare. “Duhet menjëherë dhe pa asnjë vonesë që Qeveria Shqiptare të informojë Kuvendin e Shqipërisë, dhe përmes tij edhe opinionin publik se për çfarë bëhet fjalë, kujt i përkasin mbetjet e rrezikshme, si janë krijuar apo kanë mbërritur në Shqipëri, si janë trajtuar, cfarë veprimesh, kontrollesh apo aktesh mbikëqyrëse kanë ndërmarrë institucionet, si janë lejuar të eksportohen pa lejet përkatëse nga Porti i Durrësit, kush i ka lejuar të futen dhe të dalin prej territorit të Republikës së Shqipërisë, nga dhe përmes Portit të Durrësit, etj. Në këtë rast mungesa e transparencës nga ana e Qeverisë shton edhe më shumë pasigurinë për jetën e qytetarëve shqiptarë dhe mbi të gjitha dyshimet për një aktivitet kriminal me leje shtetërore, që rrezikon sigurinë kombëtare të një vendi anëtar të NATO-s”, mbyllet kërkesa për interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi.

Lexo edhe :  Buxheti i vitit 2025 botohet në fletoren zyrtare, ja kur hyn në fuqi

 

Nick Abbott nis detyrën si ambasador i Britanisë: Nisja e një kapitulli të ri

Nick Abbott ka marrë detyrën si ambasador i Britanisë në vendin tonë. Lajmi bëhet i ditur nga Ambasada Britanike, e cila në një postim në rrjetin social “X”, shkruan se kjo është nisja e një kapitulli të ri. Ambasada shton se Britania përtej miqësisë me vendin tonë, përqafon edhe rolin si partnere e Shqipërisë në progres. “Një kapitull i ri çelet: Ambasadori britanik, Nick Abbott merr detyrën, duke dëshmuar partneritetin e fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë. Përtej miqësisë, ne përqafojmë rolin tonë si “Partners for progress””, shkruan Ambasada Britanike në një postim në “X”.

Të fundit

FOTO/ Parashqevi Simaku suprizon shqiptarët, rikthehet sot në Festivalin e Këngës në RTSH

Artistja e madhe shqiptare, Parashqevi Simaku do të rikthehet në Festivalin e Këngës në RTSH. Lajmin e bukur e...

Ish-gjyqtarja Fetahu kërkon nga Gjykata e Lartë rrëzimin e masës ‘arrest në

Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, i kërkon Gjykatës së Lartë të shfuqizojë masën e sigurisë “arrest në shtëpi” caktuar ndaj saj nga Gjykata e...

Paralajmërimi i Bashës për opozitën/ Koha na dha të drejtë!

Kreu i grupimit Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se amnisitimi i të korruptuarve të Edi Ramës me votën e Sali Berishës, ishte një mesazh politik...

Bien temperaturat, si do të jetë moti gjatë fundjavës

Meteorologia Tanja Porja ka treguar sesi do të jetë moti gjatë ditëve të fundjavës. Ajo tha se mëngjesin e të shtunës reshjet e shiut do...

Bonus edhe për administratën në fundvit, 120 mln lekë në dispozicion/ Zbardhen detajet

Këtë fundvit do të përfitojnë shpërblim edhe disa punonjës te administratës shtetërore. Mesohet se me aktin e fundit normativ, qeveria ka vendosur të shpërndajë bonus...

Lajme të tjera

Web TV